Altin Hazizaj dyshon se arrestimi i gazetares Suela Musta ka lidhje me investigimin rreth vrasjes së Arditit.

Gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile, Altin Hazizaj, ka reaguar sot mbi arrestimin e koleges gazetare Suela Musta.

Arrestimi i Suela Musta, tronditi opinionin shqiptar ditën e djeshme duke bërë të reagojnë shumë miq e kolegë të saj në mbrojtje të integritetit të saj.

Ja për çfarë aludon Altin Hazizaj në postimin e tij në Facebook:

“Nuk mund te mos e mendoj qe arrestimi i gazetares Suela Musta te kete lidhje me insistimin e saj per te gjetur se kush ishin vrasesit e vertete te Arditit, adoleshentit qe per te mbijetuar i duhej te punonte midis plehrave te kryeqytetit!

Ne ditet dhe javet e para pas vrasjes se Arditit mbaj mend qe kam folur me Suelen, pasi po shkruante per ngjarjen. Per te pergjegjesia ishte politike, sepse vrasja e adoleshentit po trajtohej nga te gjitha mediat prape Lali Erit, si te behej fjale per nje deng me letra dhe jo jeten e nje femije! Nuk mbaj mend a i dhashe a jo nje prononcim, por di qe kemi patur mendime te ndryshme per ngjarjen.

Kur morra vesh dje per arrestimin e Sueles, gjeja e pare qe me erdhi ne mendje ishte Arditi! Kaq shume t’i kete vrare akuza e saj qe ishte shteti, Rama dhe Eri qe e “vrane” Arditin? Ne fakt kur sheh urrejtjen dhe çdo gje qe sot simbolizon pushteti aktual nuk do te me bente pershtypje fakti qe edhe mund ta bejne!

Me Suelen u takuam rreth 3 jave me pare ne nje takim me Institutin e Medias. E dini cila ishte gjeja e pare qe me tha: Ende si kemi gjetur vrasesit e vertete te Arditit….

#LIRIperGAZETARET
#LiriperSuelaMusta

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here