Përtej gafës, për cilat qëllime dhe fitore e kishte fjalën Grida?!

Ka mjaftuar vetëm një lapsus gjatë fjalimit të deputetes së Partisë Demokratike Grida Duma, që për të të shpërthejë një lumë talljesh dhe sulmesh online nga gazetarë, qytetarë dhe politikanë të majtë e të djathtë. Përtej lapsusit është me interes të shohim përse zj. Duma zgjodhi të përmendte Makiavelin, i njohur për “Qëllimi justifikon mjetin.” dhe Sun Tzu-në për “Fitorja ndodh përpara luftës. Vetëm humbësi e kërkon fitoren në betejë”.

Grida Duma ka bërë dy gara jashtë partisë. Ka humbur në Durrës përballë Vangjush Dakos, i cili konkuronte për kryetar bashkie për herë të tretë dhe mundësitë që të mos rizgjidhej ishin të mëdha. Ajo ka qenë pjesë e listës 2017, zgjedhje në të cilat Partia Demokratike ku Duma është deputete, shënoi humbje të thellë. Në të dyja rastet Duma ka qenë pjesë e strategjisë elektorale të partisë. Kur z. Sali Berisha përmendi “këshilltarët mizerabël elektoralë”, ai nuk përmendi emra, por Grida Duma ka shumë mundësi të jetë një nga këshilltarët elektoralë të z. Lulzim Basha zgjedhjet që lamë pas. Të dyja rastet rezultuan në humbje të nivelit të thellë, ndërkohë që Grida Duma flet për fitore në fjalimin e saj apo për qëllime që justifikojnë mjetin. Gjatë fushatës së fundit prezenca e Grida Dumës ishte inekzistente. Ajo nuk u duk fare në fushën e betejës me përjashtim të pak takimeve në zonën e Shkozës. Për cfarë “qëllimi që justifikon mjetin” ka punuar Grida Duma? A hyri ajo si humbëse në garën e 2017-ës me mendimin se beteja ishte fituar nga kundërshtari që reklamonte Henri Cili si një njeri që duhej të merrte një mandat të dytë? Përtej lapsusit, për cilat qëllime dhe fitore e kishte fjalën Grida Duma në fjalimin e saj në parlament? /mendimi.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here