1 vit pas vdekjes së Arditit në Sharrë

Një vit pas vrasjes së 17-vjecarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, historia është ende e pazbardhur. Erion Veliaj ende nuk ka folur publikisht për të.

Personazhë publikë reagojnë të mënyrë të vazhdueshme mbi këtë ngjarje.

Gazetarja e njohur Matilda Tërpollari shkruan në Facebook:

“Nje vit me pare isha para TV-se dhe u mallengjeva kur pash kete kronike televizive per plehrat ne Sharre. Eh, si ishte ajo. Fiks sic duhej. Kryetari i veshur me elementet e sigurise ne pune dhe pas tij thase plehrash qe ecnin ne ashensor, si ata qe na shikojne syte kur marrim valixhet tona ne Rinas. Fap fap nje nga nje thaset. Mu kenaq shpirti. Mund edhe te kem qare nga ngazellimi s’e mbaj mend, por dicka te tille duhet ta kem bere.
Vazhdova te shikoja kroniken. Nuk ngopesha. Ndoqa edhe lajmet e 12-tes ne mes te nates ritransmetim. Nuk kisha pare kurre plehra, te cilat ecnin ne shina/ashensore dhe zbrisnin nje nga nje drejt nje vendi tjeter. Fjeta e lumtur.
Mirepo pas dy ditesh bashke me ju mora vesh se asgje nga keto s’ishte e vertete. Mora vesh se plehrat merreshin me nje skrap e bashke me to ishte shqyer nga kockat edhe nje 17 vjecar qe i mblidhte plehrat me dore.
Prej nje viti rri perpara tv se, me shprese se nje dite kryetari i Bashkise do ngrihet me ndergjegjen gur, pa genjeshtra dhe fantazi te haperdara e do flase edhe per Ardit Gjoklaj, djalin qe vdiq ne Sharre, ashtu sic foli ne Tv per, per plehrat qe ecnin si valixhet e mija ne Rinas. Po pres prej nje viti qe te shikoj edhe ai ate qe kam pare une.”

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here