FBI: Kujdes nga mashtrimet Sextortion

Sextortion përshkruhet nga FBI si një krim që përfshin detyrimin e viktimave për të ofruar foto ose video të tyre seksuale dhe më pas kërcënimin se këto materiale do të ndahen publikisht me familjen ose me miqtë e viktimës.
Agjencia e FBI lëshoi një paralajmërim duke tërhequr vëmendjen se si aktorët keqdashës po marrin foto dhe video të viktimave në internet dhe po përfitojnë nga mjetet e editimit të imazheve dhe videove të mundësuara nga inteligjenca artificiale për të krijuar imazhe të rreme.
FBI vazhdon të marrë raporte nga viktimat, duke përfshirë fëmijë të mitur dhe të rritur, fotot ose videot e të cilëve janë ndryshuar në përmbajtje eksplicite,” tha agjencia e alarmuar. “Fotografitë ose videot më pas qarkullojnë publikisht në mediat sociale ose në uebsajte pornografike, me qëllim të ngacmimit të viktimave ose skemave të shpërdorimit”.Në mënyrë tipike, aktorët keqdashës kanë dy kërkesa të ndryshme, sipas FBI-së. Ata ose duan që viktimat të ofrojnë para ose karta dhuratë në këmbim të mos ndarjes së imazheve ose fotove të rreme me anëtarët e familjes dhe miqtë e tyre në rrjetet sociale, ose t’i bëjnë viktimat të ofrojnë imazhe dhe video të tyre reale me temë seksuale.

Si rezultat, FBI i bën thirrje publikut që të “ushtrojë kujdes” kur postojnë foto dhe video të tyre në internet, duke përfshirë mediat sociale dhe aplikacionet e takimeve.

Edhe pse në dukje të padëmshme kur postohen ose shpërndahen, imazhet dhe videot mund t’u ofrojnë aktorëve keqdashës një furnizim të bollshëm të përmbajtjes për t’u shfrytëzuar për veprimtari kriminale,” tha agjencia.

FBI ndau një listë rekomandimesh, duke përfshirë kërkimin e prindërve që të monitorojnë aktivitetet e fëmijëve të tyre në internet dhe të bëjnë kërkime të shpeshta në internet të informacionit të fëmijëve të tyre për të ditur se çfarë është në dispozicion të publikut.

Rekomandime të tjera përfshijnë zbatimin e cilësimeve të privatësisë në llogaritë e mediave sociale dhe kujdesin kur pranoni kërkesat e miqve dhe përfshiheni në biseda me video.

Paralajmërimet
Vitet e fundit, autoritetet amerikane kanë lëshuar paralajmërime për teknologjinë e falsifikimit.

Në qershor 2022, FBI lëshoi një paralajmërim për numrin në rritje të ankesave që raportonin përdorimin e videove të falsifikuara gjatë intervistave për pozicione pune online për të fituar akses në të dhëna të ndjeshme.

Pozicionet e punës në distancë ose të punës nga shtëpia të identifikuara në këto raporte përfshijnë teknologjinë e informacionit dhe programimin kompjuterik, bazën e të dhënave dhe funksionet e punës që lidhen me softuerin. Veçanërisht, disa pozicione të raportuara përfshijnë akses në PII të klientit [informacione të identifikueshme personalisht], të dhëna financiare, baza të të dhënave të IT të korporatave dhe/ose informacion të pronarit,” tha agjencia në një njoftim.

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) lëshoi një alarm për konsumatorët në mars, duke paralajmëruar publikun se kriminelët kanë përdorur audio të rreme për të mashtruar viktimat që të besojnë se të dashurit e tyre janë rrëmbyer.

Një mashtrues mund të përdorë AI për të klonuar zërin e të dashurit tuaj. Gjithçka që i nevojitet është një videoklip i shkurtër audio i zërit të anëtarit të familjes suaj – të cilin ai mund ta marrë nga përmbajtja e postuar në internet – dhe një program për klonimin e zërit”, shkroi komisioni. “Kur mashtruesi ju telefonon, ai do të tingëllojë si i dashuri juaj.

Në një situatë të tillë, FTC u kërkon njerëzve të mbyllin telefonin, veçanërisht nëse telefonuesi dëshiron të paguhet nëpërmjet transfertës bankare, kriptomonedhës ose një karte dhuratë.

Mos i besoni zërit. Telefononi personin që supozohet se ju ka kontaktuar dhe verifikoni historinë. Përdorni një numër telefoni që e dini se është i tyre. Nëse nuk mund të kontaktoni të dashurin tuaj, përpiquni të kontaktoni me të nëpërmjet një anëtari tjetër të familjes ose miqve të tyre,” tha komisioni.

Legjislacioni
Në maj, Republikani Joe Morelle prezantoi një projekt-ligj për ta bërë të paligjshme ndarjen e deepfakes seksuale. Deepfakes janë video të një personi të përpunuara nga inteligjenca artificiale, të cilat përdoren zakonisht për të përhapur informacion të rremë.

Legjislacioni, i njohur si Ligji për Parandalimin e Deepfakes të Imazheve Intime, do të ndalonte zbulimin pa konsensus të imazheve intime të ndryshuara në mënyrë digjitale dhe do ta bënte shpërndarjen e këtyre imazheve një vepër penale.

Përhapja e imazheve të krijuara dhe të ndryshuara nga A.I. mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme emocionale, financiare dhe reputacionale – dhe për fat të keq, gratë ndikohen në mënyrë disproporcionale,” tha Morelle në një deklaratë që shoqëronte prezantimin e projektligjit.

Burimi: theepochtimes.com

Përktheu dhe përshtati: mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here