Miqësitë janë një nga shtyllat më të rëndësishme të jetës sonë, por ndonjëherë, pa e kuptuar, ne bëjmë gabime që i lëndojnë njerëzit që kemi më afër. Nuk ka nevojë për skena dramatike apo tradhti të mëdha; edhe gjërat e vogla kanë peshë.
Ja disa nga gabimet më të zakonshme që bëjmë në miqësi, shpesh pa e kuptuar:
1. Mungesa e dëgjimit të vërtetë
Ndonjëherë mendojmë se po dëgjojmë, por në fakt jemi duke pritur radhën për të folur. Të dëgjosh nuk do të thotë vetëm të jesh i pranishëm fizikisht, por edhe emocionalisht.
2. Marrim të mirëqenë
Kur jemi shumë komodë me dikë, nisemi nga ideja se ata duhet të na kuptojnë gjithmonë. Por askush nuk e ka për detyrë të jetë aty kur ne jemi indiferentë ndaj tyre.
3. Nuk kërkojmë falje
“Po ai e di që s’e kam me të keq.” Po mirë, por pse të mos thuash një “më fal“? Falja forcon miqësinë, nuk e dobëson.
4. Krahason veten vazhdimisht
Xhelozia e fshehtë për suksesin, partnerin apo jetën e mikut/mikeshës mund të krijojë tensione të padukshme. Më mirë pranojmë ndjesitë tona dhe i kalojmë me vetëdije.
5. Nuk bëjmë pyetjet e duhura
“Më thuaj si je, me të vërtetë.” Kjo pyetje e thjeshtë mund të tregojë më shumë kujdes se sa 100 mesazhe “si po shkon?”.
Në fund të fundit…
Miqësitë janë gjë e çmuar dhe e brishtë. Nuk kërkojnë përsosmëri, por kërkojnë përkujdesje. Nëse ke mik të mirë, ruaje. Dhe nëse ke bërë ndonjë nga këto gabime… është gjithmonë koha për t’u përmirësuar.