Mbrojtja e gjuhës italiane nga kontaminimi i huaj: Gjobë për përdorimin e termave në anglisht

REUTERS/Remo Casilli/File Photo

Partia e kryeministres Giorgia Meloni ka propozuar vendosjen e gjobave deri në 100,000 euro për entitetet publike dhe private që përdorin terma të huaja, kryesisht anglisht, në vend të italishtes në komunikimet zyrtare.

Nuk është vetëm një çështje mode, pasi modat kalojnë, por anglomania ka pasoja për shoqërinë në tërësi”, thuhet në tekstin e projektligjit, duke kërkuar që gjuha italiane të mbrohet dhe të ushqehet.

Projektligji u prezantua nga ligjvënësit e partisë nacionaliste të Melonit, Vëllezërit e Italisë dhe do të duhet të miratohet nga të dy dhomat e parlamentit për t’u bërë ligj. Nuk kishte asnjë tregues se kur mund të ndodhte kjo.

Në projektligj thuhet se përhapja e gjuhës angleze “e poshtëron dhe gangrenizon” italishten dhe propozoi që të gjitha organet publike dhe private duhet të përdorin gjuhën e Dantes për të promovuar mallrat dhe shërbimet e tyre.

Ai gjithashtu përcakton se të gjithë emrat dhe akronimet që tregojnë vendet e punës në kompanitë që operojnë në Itali duhet të shkruhen në gjuhën vendase, me fjalë të huaja të lejuara vetëm nëse rezultojnë të pamundura për t’u përkthyer.

Projektligji thoshte se përdorimi i gjerë i anglishtes në Evropë ishte “madje më negativ dhe paradoksal” duke pasur parasysh se Britania ishte larguar nga Bashkimi Evropian.

Nëse projektligji bëhet ligj, qeverisë mund t’i duhet të rregullojë shpejt shtëpinë e saj. Kur mori detyrën tetorin e kaluar, emrit të ministrit të industrisë i shtoi termin anglisht “Made in Italy“, ndërsa vetë Meloni herë pas here fut fjalë të huaja në fjalimet e saj.

Në fjalimin e saj inaugurues në parlament si kryeministre në tetor, Meloni e përshkroi veten si një “underdog“.

Projektligji vjen vetëm disa ditë pasi qeveria u vendos për të mbrojtur atë që e sheh si një pjesë tjetër të rëndësishme të kulturës italiane, duke ndaluar përdorimin e ushqimit të prodhuar në laborator për të mbrojtur trashëgiminë agro-ushqimore të vendit.

Burimi: Reuters
Përktheu dhe përshtati: Mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here