Mentor Kikia: Endri Shabani do t’ja hajë kokën Berishës!

Me Endri Shabanin kam qenë dhjetra herë në studio televizive, veçanërisht para zgjedhjeve të 11 majit. Ka qenë një nga kritikët më agresive dhe më sistematikë të PD-së dhe Berishës personalisht. Një debatues po aq agresiv me përfaqësuesit e opozitës.

Nuk po them nëse kishte të drejtë në ato që thoshte apo jo, është tjetër temë kjo. Ishte gjithashtu i vendosur që grupimi politik ku bënte pjesë të mos bashkëpunonte me PD-në, derisa në krye të saj ishte Berisha.

Sot Endri Shabani është Avokat i Popoullit, i propozuar nga PD, i votuar nga PS dhe i kontestuar nga PD.

Një operacion politik kryekëput skuthash!

PD, pasi ofroi nja 30 firma deputetësh, në seancë akuzonte Ramën se po kap edhe institucionin e fundit që duhej të drejtohej nga opozita. Ç’nuk bënë për të bindur publikun se Shabani nuk ishte as zgjedhje as preferencë e tyre, por nuk dhanë asnjë shpjegim se përse ia dhanë firmat për tu bërë kandidat. Çfarë plani kishte Berisha që e bëri Shabanin kandidat?

Sot, Sali Berisha, ose duhej të vinte para “gjyqit” deputetët që shitën edhe të vetmin institucion që mund të drejtonin, ose të jepte dorëheqjen. Pasi partia e tij, dmth ai vetë, çoi në krye të atij instutucioni një njeri që nuk është i opozitës dhe mbi të gjitha, që nuk ka lënë formë dhe mjet pa e luftuar PD-në dhe Berishën personalisht.

Por Berisha nuk do të bëjë asnjë njerën as tjetërn. Ai do të përdorë ilaçin “hë, se çudia 3 ditë zgjat”, dhe do rikthehet të akuzojë Ramën se ka kapur të gjitha institucionet.

Berisha ka hapur një gropë dhe ka rënë brenda vetë.

Në mesin e demokratëve, ata që kanë 13 vjet (16 më saktë) në opozitë, që kanë dalë në rrugë, pa punë, për këtë arsye, që kanë ideale, që sakrifikojnë paratë e bukës së tyre për ta ndjekur PD-në dhe Berishën nëpër protesta, pra këta njerëz, nuk do ta besojnë më. Madje as Flamuri nuk do ta besojë më.

Pale ta besojnë si një kryeministër të ardhshëm ata që s’janë në PD, por janë opozitarë.

Në mesin e demokratëve, jo thjeshtë militantë, kam lexuar qindra qëndrime kritike e revoltuese.

Ai po del në takime nëpër qytete për të rivalizuar Salianjin tani. Por jam i bindur se tashmë ai është në stinën e braktisjes së madhe dhe përfundimtare. Dhe të gjithë kanë një arsye për ta bërë këtë, pa i akuzuar kush, se u shitën apo u blenë.

Berisha ra në grackën që e ngriti vetë. Shabani do ia hajë kokën Berishës me ndihmën e Berishës.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here