O çuna, mos u habitni!
Nexhmije Hoxha e ka qeras Sali Berishën me llokume e karamele. A keni foto ku janë, Saliu, Sokol Hoxha, Liljana Hoxha, tek oxhaku i shpisë së Enverit? Po, keni foto. A ka pranuar vetë Sali Berisha se ishte mik me Sokol Hoxhën? Po, në intervistë.
Si mendoni ju, kur ka shkuar për vizitë Saliu tek Sokoli, a nuk e ka qerasur Saliun mami i Sokolit, Nexhmija? E ka qerasur, se kanë qenë familje diktatoriale e nderuar e me norma. Apo nuk e kanë qerasur atë pasi e kanë nuhatur se ëndërronte për demokraci e votë të lirë?
Pas 1992, Saliu rrasi në burg Nexhmijen, mamin e shokut të vet, atë mamin që e kishte qerasur si shok të djalit. A do e rrasnit ju në burg mamin e shokut? Të gjithë do thoni jo, nuk burgoset nëna e shokut. Epo Sali Berisha e ka burgosur nënën e shokut të vet, Sokolit.
Për qejf ndoshta nuk do e kishte burgosur, pasi siç thuhet, është njeri i besës e i mbron miqtë edhe nga drejtësia. Mirëpo i duhet dëshmuar besnikëri pushtetit të ri, në atë rast amerikanëve. Duhet treguar zell për të merituar vetë sundimin. Prandaj i burgosi, Nexhmijen, Ramizin, Fatosin etj.
Sot, Rama mund të mos ketë pikë dëshire t’i arrestohen bashkëpunëtorët. Mirëpo është sistemi i ri, janë amerikanët që janë futur me rrënjë në Ballkan e Shqipëri. Nuk mundet të luftojë kundër tyre, prandaj i duhet të jetë i zellshëm për të merituar sundimin dhe mbrojtur sadopak veten. Aq sa mundet të shpëtojë ndonjë gjë.
Shqipëria në BE parashikohet të futet për 5 vjet. Nuk e pranon kush me këtë klasë aktuale politike.
Është njëlloj si në 1920, kur deshën ta fusnin Shqipërinë në komunitetin e shteteve, u eleminuan fillimisht klasa e vjetër. Erdhi Edeni në Tiranë, Edeni më pas u bë kryeministër i Britanisë. U tha Abdi Toptanit, pastaj Abdiu Zogut, duhet Kongresi i Lushnjes.
Bënë Kongresin e Lushnjes. U rinovua elita politike. U standartizua politika me kriteret e reja.
Llojd Xhorxhi, kryeministri britanik bëri deklaratë ku i kërkonte Jugosllavisë të mos cënonte Shqipërinë. Na njohu Lidhja e Kombeve. U futëm në sistem. E njëjta gjë ka për të ndodhur, thjesht mbyllja e një epoke.