back to top
Thursday, January 15, 2026
15.5 C
Tirana

Top 5 E JAVËS

Artikuj të ngjashëm

Punonjësit e gjelbërimit në Vlorë kundër shkrirjes së sektorit: “Gjelbërimi po zhduket, taksa mbetet”

Taksa e gjelbërimit paguhet në gjithë Shqipërinë, por punonjësit paralajmërojnë se hapësirat e gjelbra po humbin mes betonit dhe vendimeve administrative.

Vendimi i Bashkisë së Vlorës për të bashkuar sektorin e gjelbërimit me pastrimin ka nxitur pakënaqësinë e punonjësve dhe ka hapur një debat më të gjerë për fatin e hapësirave të gjelbra në Shqipëri. Punonjësit paralajmërojnë se dy shërbimet nuk kanë të përbashkëta dhe shkrirja e tyre rrezikon cilësinë e punës dhe sigurinë në terren.

Shumë prej tyre shprehen të zhgënjyer me trajtimin financiar dhe ndryshimet e njëanshme, duke kujtuar se dikur puna e së dielës paguhej me 150 deri në 200 përqind të rrogës. Sot ndihen të nënvlerësuar dhe theksojnë se është absurde të ekzistojë taksa e gjelbërimit kur vetë sektori që duhet ta kryejë këtë shërbim po zhduket.

Protestuesit e konsiderojnë gjelbërimin mushkërinë e qytetit dhe kujtojnë një Vlorë të lulëzuar, me parqe të mirëmbajtura dhe hapësira ku qytetarët pushonin dhe merrnin frymë. Për ta, këto pamje duken gjithnjë e më të largëta dhe qyteti rrezikon të përfundojë nën një shtresë të re betoni.

Problemi nuk është vetëm lokal. Taksa e gjelbërimit paguhet në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, por ndërkohë hapësirat e gjelbra po humbasin në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe shumë qytete të tjera. Qytetarët shohin ndërtime që marrin vendin e pemëve dhe lulishteve, ndërsa fondet e mbledhura nuk pasqyrohen në terren. Pyetja që po ngrihet kudo është një: ku shkojnë paratë e gjelbërimit dhe kush po e mbron natyrën urbane?

Artikujt më të klikuar