Nga Reila Bozdo
Sot kemi dy linja të qarta përballë njëra-tjetrës:
1. Qeverisjen e një grupi kriminal, që nuk e mban pushtetin për të drejtuar vendin me qëllim rritjen e mirëqënies së popullit,
por për të vjedhur;
dhe vjedh për të mbajtur pushtetin.
2. Ndezjen e protestës si instrument politik, jo si ritual simbolik, por si mjet presioni real për rrëzimin e një sistemi të inkriminuar.
Korrupsioni i lartë është mekanizmi funksional i një sistemi kleptokratik. Nëse pushteti mbahet me frikë, manipulim dhe blerje, atëherë kundërpërgjigjja politike është mobilizimi masiv.
Jetojmë në një realitet ku qeverisja është e inkriminuar jo rastësisht, por strukturalisht sepse pushteti mbahet për të vjedhur dhe vjedhja shërben për të mbajtur pushtetin.
Aktorët opozitarë duhet të kuptojnë që është koha për ta dyshuar rrënjësisht garën elektorale.
Aktorët opozitarë nuk duhet të ulen për negociuar rregullat e një loje të vjedhur,
por të aktivizojnë mbështetësit në protesta.
Sot, aktorët opozitarë nuk po arrijnë të ndërtojnë një trajektore të përbashkët.
Objektivi opozitar strategjik duhet të jetë një qeveri tranzitore që:
– këput lidhjen pushtet–vjedhje–pushtet,
– çmonton mekanizmat e manipulimit,
– dhe krijon kushtet minimale për një garë reale dhe të ndershme.

