back to top
Friday, January 23, 2026
12.5 C
Tirana

Top 5 E JAVËS

Artikuj të ngjashëm

CEO i Ryanair “pagoi” tarifa shtesë në një restorant irlandez dhe interneti po çmendet

Michael O’Leary, CEO i linjës ajrore Ryanair, pati një surprizë të këndshme dhe plot ironi në një restorant në Navan, Irlandë.

Restoranti i dorëzoi një faturë me humor, të mbushur me “tarifa të fshehura”, një thumb i qartë ndaj politikave të njohura të Ryanair-it. Në faturë ishin shtuar:

“Extra leg-space” – hapësirë shtesë për këmbët
“Priority booth seating” – ulëse me prioritet
“Quiet-area reservation” – rezervim në zonë të qetë

Për t’i dhënë edhe më shumë atmosferë “aviacioni”, në krye të faturës shkruhej “Terminal 1”. Tarifat, sigurisht, nuk u aplikuan realisht por ironia nuk mbeti pa u vënë re.

Në rrjetet sociale njerëzit komentuan se “për eksperiencë të plotë Ryanair, ushqimi duhej të ishte vonuar disa orë”.

Artikujt më të klikuar