back to top
Wednesday, February 11, 2026
15.5 C
Tirana

Top 5 E JAVËS

Artikuj të ngjashëm

Drejtësia funksionale si shpresa për qeverisje të mirë

Nga Reila Bozdo

Pas 10 vitesh tentativë për ta reformuar drejtësinë në Shqipëri, strukturat e reja sapo kanë filluar nga puna duke hetuar, por ende pa gjykuar, funksionarë publikë të nivelit të lartë politik. Sapo ka filluar. Rezultatet finale ende s’kanë dalë nga furra.

Nuk e dimë me siguri sa punë të mirë do bëjë kjo strukturë e reformuar e drejtësisë. Po presim të shohim. Ama një gjë është e qartë, kjo drejtësi që kemi sot e ka futur qeverinë në kaos duke i dhënë trajtën e një shtëpie të vjetër të cilës sapo i rregullon çatinë që pikon, i plas wc-ja.

Qeverisja sot është e degraduar në qelizë dhe ne jetojmë brenda një sistemi tek i cili nuk kemi besim. Pse? Sepse jetojmë në një vend të vogël dhe e dimë e e ndjejmë që në dosjet mijërafaqëshe nuk ka thjesht vetëm përralla hetimore.

Javët e fundit vihet re një izolim i publikut nga përmbajtja e dosjeve. Kjo si për ta frenuar diskutimin mbi degjenerimin e qeverisjes. Mbajtja e diskutimit publik në nivel teknik a ka të drejtë gjykata kushtetuese apo jo, është thjesht një mënyrë për të shmangur temën e vërtetë të problemit, atë të qeverisjes së krimbur me interesa plotësisht të komanduara duke cënuar garën dhe tregun e lirë dhe duke korruptuar sistemin.

Në situatën ku jemi, vetëm një drejtësi funksionale mund ta pastrojë politikën nga krimi dhe të krijojë terren për qeverisje në funksion të së mirës publike.

Artikujt më të klikuar