Në cilat vite lindi Gen X? Ja lista e plotë se kur ka lindur çdo brez

Qendra Kërkimore Pew i përcakton brezat si grupe njerëzish të lindur brenda të njëjtës periudhë 15-20 vjeçare. Këto periudha kohore të ndara mund të na ndihmojnë të kuptojmë se si formësohet botëkuptimi ynë nga ngjarjet që ndodhin gjatë jetës sonë.

Nga “baby boomers” tek Gjenerata X tek Millenials te Gjenerata Z dhe Gjenerata Alpha e sapo shfaqur, miliona njerëz anembanë botës lidhen nën marrëdhënien e gjeneratave të lindjes brenda së njëjtës periudhë kohore. Megjithatë, ndonjëherë mund të jetë e paqartë se si përkufizohet çdo gjeneratë dhe cilës prej tyre i përkisni. Në çfarë vitesh kanë lindur Gen X dhe gjeneratat e tjera?

Në cilat vite kanë lindur Gen X?
Sipas Beresford Research, pjesë e Gjeneratës X është kushdo i lindur midis viteve 1965 dhe 1980. Gjenerata X është brezi që vjen pas bumit të bebeve. Sipas Britannica, Gjenerata X përshkruhen si “të shkathët, të pavarur dhe të etur për të ruajtur ekuilibrin punë-jetë“.

Në cilat vite kanë lindur Baby Boomers?
Baby boomers janë kushdo që ka lindur midis viteve 1946 dhe 1964. Baby boomers janë brezi i njerëzve të lindur pas Luftës së Dytë Botërore kur lindshmëria u rrit me hapa galopantë.

Në cilat vite kanë lindur Millenials?
Millennials, të njohur gjithashtu si Gjenerata Y, kanë lindur midis 1981 dhe 1996.

Në cilat vite kanë lindur Gjenerata Z?
Anëtarët e Gen Z kanë lindur midis 1997 dhe 2012.

Cili është brezi aktual?
Sipas The Atlantic, brezi aktual i njerëzve që po lindin tani është Generation Alpha. Gjenerata Alpha është nga 2012 deri në 2024.
Burimi: Usatoday.com
Përktheu dhe përshtati: Mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here