Gazetari Bledian Koka ka denoncuar publikisht përmes profilit të tij në Facebook, administratorin e UET për përfshirjen e studentëve dhe pedagogëve në protestën e ҫuditëshme kundër informalitetit. Ai ka akuzuar si organizatorë të protestës Edi Ramën, Erion Veliajn dhe disa oligarkë me interesa të lidhura me qeverinë. Protesta u shoqërua me reagime tallëse nga qytetarët në mediat sociale.
Koka shkruan: “Pershendetje…
Urdherohen te gjithe intelektualet dhe pedagoget e UET-se qe te dalin ne marshimin e turpshem te organizuar nga Edi Rama dhe Erjon Velija me oligarket e vendit, per ti rritur taksat biznesit te vogel, alias popullit qe pi kafe dhe uje…
p.s…Administratori i UET-se Naim Labinot Fusha…dora vete”
Ai poston edhe foton e mesazhit që pretendohet se është dërguar nga organizatorët tek stafi i Universitetit Europian të Tiranës.