Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” nga Sonila Meço, përballë një paneli me të ftuar, u ndal në shpjegimin me të dhëna nga INSTAT (Instituti i Statistikave) se si ka ndryshuar Shtesa Natyrore e Popullsisë nga viti 1990 në vitin 2018.
Përmes grafikut z. Berisha u ndal në vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike duke dhënë hollësi se si rënia gjatë atyre viteve ishte ndalur ose kishte krijuar tendencë rritje.
Ai u ndal në vitin 1993, ku shqiptarët megjithëse të varfër krijuan tendencë pozitive sepse kishin shpresë. U ndal në vitet pas firmave piramidale, ku kaosi i asaj humbje u reflektua në sjelljen e popullsisë duke u shprehur me rënie në grafik. Rritje shënohet edhe gjatë qeverisjes së fundit të PD, dhe rënia vazhdon e thellë pas vitit 2014. Z. Berisha theksoi përmes numrave se politikat qeverisëse të PD i krijuan shqiptarëve shpresë për të qëndruar në Shqipëri. /mendimi.al