Kreshnik Osmani shpjegon pse ata që dinë nuk veprojnë dot në mjedisin politik shqiptar.

Përmes një statusi në Facebook, Kreshnik Osmani, kryetar i Partisë Atdheu ka sqaruar motivet përse ai nuk harton një strategji vepruese. Përgjigja e tij mund të jetë përfaqësuese edhe për intelektualë të tjerë të mençur, por të kufizuar në veprim. Ai shkruan se vendi është i ndarë në disa klane mafioze të cilat kanë për qëllim kontrollin e njerëzve. Këtë aktivitet e bëjnë me organizata, shoqata, media, parti, etj.

Ja si e shpjegon ai:

“Pyetja më e shpeshte që më behet këto ditë është:

Kreshnik, jemi dakord me pjesen me te madhe te gjerave qe thua. Perse na jep vetem mend dhe ben moral por nuk vepron konkretisht me strategji dhe alternative?!

Pergjigje:

Kam dy rruge qe nuk kane te trete. Ose të bashkohem me ata dhe t’ua bej ju me hile. Ose te behem me ju dhe te shpetojme prej tyre. Per ta bere kete me te kuptueshme sqaroj si me poshtë:

Vendi është i ndare ne disa klane mafioze te cilat kane per qellim kontrollin e njerezve. Kete aktivitet e bejne me organizata, shoqata, media, parti, etj.

Njera pale është mafia ne pushtet e cila kontrollon gati gjithçka. Synimi i tyre është shkaterrimi i cdo zeri opozitar duke ruajtur nje opozite formale me qellim zgjatjen e pushtetit sa me shume. Pala tjeter është opozita zyrtare jashte parlamentit. Kjo Opozite ka nje strategji te qarte per momentin. Kapim PD dhe aksionin opozitar peng dhe e mbajme hermetike per klanin tone, dhe ata qe mbeten jashte i akuzojme si sherbetoret e Rames. Keshtu sado Rama te zgjase ne pushtet ne do te na vije radha nje dite por pastaj e hame te gjithe taven vete, nuk kemi arsye ta ndajme me te tjeret. Keta jane hajdutet e PD-se. Me porosi nga i madhi fare keta e ndalojne Lulin te beje aleance me shqiptaret. Keta jane me te poshter se Rama vete.

Është edhe nje “fake opozite” qe po sponsorizohet nga ata qe e dini ju mire, dhe qellimi i tyre është te mbledhin urrejtjen popullore qe ka shkaktuar Rama dhe Basha dhe ta çojne tek koshi i Erion Velise. Kane ne dispozicion para, njerez, media. Pretendimi është se nuk merren me politike, por mos e hani ate karrem. Nuk ka qenie ne bote qe nuk merret me politike. Qellimi final i cdo lloj levizje ne bote, shoqate, organizate, levizje është partia politike. Kete mos e harroni kurre dhe kete do ta shpjegoj ne nje moment te dyte.

Detyra ime e shenjte qe une po e bej besnikerisht per kaq vite, eshte te jem ne krahun e njerezve te thjeshte dhe kjo me ka bere hasmin e te gjitheve, pervec jush. Madje shume nga ata qe bejne sikur me mbeshtesin jane urrejtesit e mi te perbetuar. Do te vazhdoj t’u shpjegoj njerezve besnikerisht kulisat e këlysheve me te gjitha kostot e larta qe perfaqeson ky angazhim. Dhe nje lutje te sinqerte e kam per te gjithe ata qe me inkurajojne e mbeshtesin. Kur te me pyesni ne privat:
Ju lutem te me thoni; Kreshnik si do t’ia bejme, jo Kreshnik si do t’ia besh.

Besnikerisht mirenjohes per besimin dhe respektin!”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here