Italia zotohet të gjejë dhe ndëshkojë turistin

Autoritetet italiane janë në kërkim të një turisti që ka lënë një mbishkrim në murin e Koloseut, me ministrin e Kulturës Gennaro Sangiuliano që ka bërë thirrje për ndëshkim shembullor për njeriun e paidentifikuar deri më tani.

Turisti u kap në një video, të postuar në rrjetet sociale të shtunën, duke gërvishtur emrin e tij dhe të dashurës me një çelës në një mur të brendshëm të amfiteatrit të lashtë romak. Ai la mbishkrimin “Ivan + Hayley 23“.

Ai shihet i buzëqeshur, edhe teksa autori i videos duke folur në anglisht dhe duke përdorur fjalë sharje e qorton.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën, Sangiuliano dënoi prishjen e “një prej vendeve më të famshme në botë” si “shumë serioze, të padenjë dhe një shenjë e paqëndrueshmërisë së madhe“.

Shpresoj që kushdo që e ka bërë këtë… do të identifikohet dhe dënohet sipas ligjeve tona”, shtoi ai.

Policia e Karabinierëve po heton dhe burri rrezikon një gjobë prej të paktën 15,000 euro dhe një dënim me burg deri në pesë vjet.

I ndërtuar 2000 vjet më parë, Koloseu ishte amfiteatri më i madh në perandorinë romake dhe përdorej për të pritur luftime gladiatorësh, ekzekutime dhe gjueti kafshësh. Sot, është atraksioni më i njohur turistik i Italisë.

Sipas ANSA, monumenti ka pësuar vazhdimisht akte vandalizmi, me dhjetëra vizitorë të kapur vitet e fundit duke lënë mbishkrime ose duke u përpjekur të vidhnin fragmente guri nga monumenti.
Burimi: reuters.com
Përktheu dhe përshtati: mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here