Ja cila janë pasaportat më të fuqishme në botë

Singapori ka kryesuar një renditje të pasaportave më të fuqishme në botë, duke rrëzuar Japoninë nga vendi i parë.

Singaporianët gëzojnë hyrje pa viza në 192 destinacione, më shumë se udhëtarët e çdo vendi tjetër, sipas Indeksit më të fundit të Pasaportave Henley.

Gjermania, Italia dhe Spanja u renditën në vendin e dytë, me pasaportat e tyre që gëzojnë akses në 190 destinacione.

Japonia, e cila u rendit e para në katër nga pesë vitet e fundit, zuri vendin e tretë me 189 destinacione, e barabartë me Francën, Austrinë, Finlandën, Suedinë, Luksemburgun dhe Korenë e Jugut.


Shtetet e Bashkuara, të cilat u renditën të parat në vitin 2014, ranë në vendin e tetë, pozicioni i tyre më i ulët deri më tani.

Shqipëria renditet në vendin e 48-të, duke u lënë pas nga fqinjët si Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina. Kosova renditet në vendin e 94-t.

Afganistani u rendit si vendi me pasaportën më pak të fuqishme me akses pa viza në vetëm 27 destinacione, i ndjekur nga Jemeni, Pakistani, Siria dhe Iraku.
Për të parë listën e plotë, klikoni këtu.
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here