Kalifornia ka miratuar një ligj që kërkon që të gjitha postimet e punës të përfshijnë diapazonin e pagave në listat e tyre dhe që kërkon që të gjitha kompanitë në shtet me mbi 100 punonjës të postojnë boshllëqet mesatare gjinore dhe racore. Kompanitë me mbi 15 punonjës duhet të postojnë shkallët e pagesave në njoftimet e tyre të punësimit.
Ndërsa Nju Jorku, Uashington dhe Kolorado kërkojnë që të postohen diapazoni i pagave, Kalifornia do të bëhet shteti i parë që do të kërkojë që listat publike të përfshijnë boshllëqet e pagave.
Disa nga kompanitë më të mëdha amerikane, duke përfshirë Disney, Meta dhe Alphabet janë të vendosura në Kaliforni.
Po Shqipëria, ia vlen të miratojë një ligj të tillë? Apo ne kemi excel-in e pagave dhe patronazhistët?
Burimi: Bloomberg
Përktheu dhe përshtati: Mendimi.al