Në valën e përgatitjeve për zgjedhjet 2021, Partia Demokratike krijoi një mekanizëm për të filtruar kandidaturat për deputetët e parlamentit për zgjedhjet e 2021. Publiku krijoi pritshmëritë se ky filtrim kishte të bënte me verifikimin e figurës së kandidatëve në termat e integritetit, pastërtisë së figurës dhe cilësive politike dhe publike. Por listat masive të prodhura nga ky komision nuk ishin gjë tjetër vecse konfirmim i figurave aktuale që shfaqen në PD, si ish-deputetët dhe anëtarët e kryesisë. Ndërsa ditët kalojnë, vihet re nga reagimet online, se shumë të rinj, kontributorë dhe të papërlyer, janë lënë jashtë listave të komisionit. Cili ka qenë kriteri me të cilin ky komision lë jashtë figura të tjera të partisë dhe i demotivon ata?
Me sa kupohet tani, ndryshe nga pritshmëritë e fillimit, komisioni ka qenë thjesht një mekanizëm për ti shërbyer një konjukture të caktuar brenda PD duke u larguar atyre cdo konkurent tjetër. Duket qartë se komisioni nuk ka filtruar në shërbim të cilësisë, por në shërbim të një grupi të vogël njerëzish. Duke iu referuar kësaj experience, lind pyetja: si mundet Partia Demokratike të premtojë se do të krijojë një Shqipëri që i përket të gjithëve kur vetë ajo e përqendron pushtetin brenda saj në një grusht njerëzish të cilët edhe konfirmohen përmes një komisioni që nuk është gjë tjetër vecse një mekanizëm që vret konkurencën brenda subjektit politik?
Produkti i komisionit në PD rezultoi e modelit ‘‘u mbars mali dhe polli një mi’’ duke preferuar disa dhe përjashtuar të tjerët pa specifikuar se kriterin e përdorur.
Si shpesh në Shqipëri, edhe figurat e këtij komisioni nuk mundën të ofrojnë një punë “pa hile”. /mendimi.al