PS feston përvjetorin.
PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël.
PS-ja ka hyrë në mandatin e katërt të qeverisjes (16 vjet). Edhe 16 vjet dhe feston 100-vjetorin e themelimit.
Në 84 vjet, vetëm 3 kryetarë. Edhe Vatikani me 8 Papë gjatë kësaj kohe duket më demokratik në rotacion…
Një parti që e ka hequr emrin “PPSH”, por ende s’e ka hequr dot mallin për të qenë parti e vetme.
Nga Partia e Punës tek Partia Socialiste, ndryshoi emrin, por nuk ndryshoi zakoni i fitoreve plebishitare.
Është e majtë në emër, e qendrës në retorikë, dhe e djathtë në politikat ekonomike.
Është partia që luftoi kundër pluralizmit… dhe tani kujdeset që mos të ketë pluralizëm.
Ka rilindur aq herë sa do ta kishte zili edhe Feniksi.
Nga “partia e klasës punëtore” u bë partia e “oligarkëve”.
Është gjithmonë “në krizë”, por kurrë nuk bie nga pushteti.