Njihuni me Adhara Sánchez, një vajzë 11-vjeçare autike me një IQ më të lartë se Albert Einstein

Nëse ju kujtohet një nga shfaqjet më të mira televizive, ‘The Big Bang Theory‘, personazhi kryesor, ‘Sheldon Cooper‘, mburrej për mbarimin e shkollës së mesme në moshën 11-vjeçare. Megjithatë, kjo ishte një histori e trilluar, por sot kemi një histori të vërtetë “intelektuale” për të treguar: është dikush në këtë botë që ka mbaruar shkollën e mesme në moshën 8-vjeçare.

Adhara Pérez filloi jetën e saj si viktimë e bullizmit. Rreth moshës 3-vjeçare, mjekët informuan nënën e saj se ajo ishte në spektrin e autizmit, duke krijuar një makth shkollor për tanimë vajzën 11-vjeçare.

Shokët e saj të klasës e ngacmojnë për shkak të autizmit dhe ajo është etiketuar si “e çuditshme” në shkollën e saj. Siç thotë shprehja, njerëzit autikë janë “gjeni“, dhe ne nuk mund të pajtoheshim më shumë, thjesht njerëzit e kanë të vështirë t’i kuptojnë ata.

Fëmija i vogël përjetoi depresion të rëndë. Por nëna e Pérez e kuptoi që vajza e saj ishte unike, ashtu si të gjitha nënat që nuk heqin dorë kurrë nga fëmijët e tyre. Ndërsa nëna e saj mori vendimin për ta dërguar vajzën e saj në terapi, psikiatri e këshilloi shpejt Pérez të regjistrohej në Qendrën për Vëmendje ndaj Talentit (CEDAT), një institucion për fëmijë të talentuar.

Me një IQ 162, Adhara Sánchez ishte jo vetëm e talentuar, por edhe një gjeni i vërtetë, duke u renditur më lart se Stephen Hawking dhe Albert Einstein. Adhara mbaroi shkollën fillore kur ajo ishte vetëm 5 vjeç. Ajo përfundoi shkollën 9-vjeçare në moshën 6-vjeçare, shkollën e mesme në moshën 8-vjeçare dhe synon një karrierë në NASA.

Burimi: Mashable.com
Përktheu dhe përshtati: Mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here