Brenda më pak se një jave, dy intelektualë të njohur janë kërcënuar në mënyra sa të ndryshme, aq edhe të ngjashme, si pasojë e deklaratave dhe qëndrimeve të tyre mbi ҫështje publike. Fjalitë kanë qenë: “Mbyll gojën ose ik!” dhe “Shih më mirë punët e tua.”
Pak ditë më parë eksperti i njohur i ekonomisë, z. Zef Preҫi ka treguar nëpërmjet profilit të tij në Facebook se ka marrë një mesazh “këshillues” nga “një mik që i do të mirën”.
Preҫi shkruan: “FALENDERIM PUBLIK NJE MIKU
I dashur Mik,
E kuptoj dhe e mirekuptoj drejt keshillen tende ndaj meje qe “te shoh me mire punet e mija”…
Personalisht kam denoncuar disa here publikisht faktin e njohur se ekonomia shqiptare po humbet perdite miliona Euro nga prania e kompanive te llojit “of shore” ne shfrytezimin grabitqar te pasurive natyrore strategjike te vendit si nafta, kromi, bakri, etj. Po keshtu zgjerimin agresiv i perdorimit nga qeveris te te ashtuquajturit “partneritet publik privat” e shoh me keqardhje si nje grabitje te taksave qe do te mblidhrn ne dekaden apo dekadat qe vijne. E kjo ndodh ne nje vend me administrate publike te paafte, te korruptuar gjeresisht, ne nje vend ku mungojne studimet dhe projektet dhe ku vendim-marrje te tilla “strategjike” ndermerren nga oligarket dhe qeveria (qeverite me sakte) thjesht ekzekutojne vullnetin e tyre “suprem”. Dmth ndodh ajo qe perfitimet shkojne ne favor te elites se biznesit/oligarkeve dhe ndersa kostot i paguan e gjithe shoqeria, dmth buxheti i shtetit. Sipas meje, kjo as perputhet me principet e nje shoqerie demokratike dhe te ekonomise se tregut, dhe as eshte e drejte ne kendveshtrimin e perspektives se zhvillimit te vendit.
I permenda keto dy aspekte te kritikave te mija ndaj qeverise thjesht per te thene se nuk ka asgje personale, apo me keq, politike ne qendrimet e mija. Jo vetem individet pa diskutim, por edhe popuj te tere vuajne pasojat e sjelljeve apo zgjedhjeve te veta. E nese une shqetesohem per ceshtje te tilla me interes publik si keto qe permenda, kjo ndodh sepse vertet besoj se situata ne shfrytezimin e pasurive natyrore te vendit nuk eshte as e ligjshme dhe aspak ne dobi te atyre qe quhen dhe jane qytetare shqiptare. Por kur segmentet e klases politike leshohen si hiena mbi keto pasuri per t’u pasuruar mundesisht brenda 24 oreve te para pa pyetur per ligje dhe rregulla, pa pyetur per fatin e fatkeqeve qe i votojne si dele e qe nuk shohin me dallime midis kampeve politike, atehere ky nuk eshte vetem problem i klases politike, por edhe i qytetareve, te atyre qe jane ende ketu dhe qe nuk kane ikur akoma nga ky vend i mbushur me “derra te kenaqur”…
Kaq si pergjigje, duke besuar perseri se ky vend do te behet, edhe nese elita e korruptuar politike e tij do te sillet edhe per pak kohe sic po sillet, dmth pak a shume si nje fuqi e huaj mbi nje territor te pushtuar! Ju faleminderit per keshillen!
Fola dhe lava shpirtin!”
Vetëm pak ditë më pas, një denoncim vjen nga profesori i njohur i gazetarisë dhe shkencave të komunikimit, z. Artan Fuga.
Z. Fuga ka postuar dje në profilin e tij në Facebook këtë ngjarje:
“Pseudonimsi anonims kërcënon : Pusho ose ik!
———————
Pseudonimsat me dosje, sigurisht, pa kurajo qytetare se intelektualë nuk mund te jenë, u djeg fort bërja publike nga ana ime e faktit se në 4 shtator Akademia e Shkencave, detyrimet e mia ndaj së cilës janë respektuar deri në një, po shkon drejt zgjedhjeve të kryesisë :
– pa bërë bilancin e saj publikisht për mënyrën sesi ka drejtuar këto katër vite, raport të hapur për publikun dhe elitën universitare të vendit. Atje do të shihej se në cfarë ngërci institucional e funksional e kanë futur Akademinë e Shkencave, këtë të mirë publike që mund të ishte një xhevair në kurorën e kombit.
– zgjedhje pa debat sepse kanë ndaluar debatin para procesit të votimit.
– pa bërë transparencën e figurës të akademikut në lidhje me ish sigurimin e shtetit dhe policinë e fshehtë.
– pa e lejuar akademinë të paraqesi platformën e saj në mbështetje të përpjekjeve deri tani të sabotuara, reformim i kërkuar nga ana e ekzekutivit, pra për një reformim tërësor të Akademisë dhe të gjithë sistemit të kërkimit shkencor në vend.
– zgjedhje pa kandidatura rivale dhe konkurrenciale.
– me interpretime ligjore krejt subjektive dhe pa marrë konsulencën juridike nga ana e organeve të specializuara.
– pa rishikuar sipas parashikimit rregulloren e brendshme të Akademisë që të hapte rrugë dinamizimi.
– duke shkelur cdo praktikë dhe duke vendosur në poste administrative përtej moshës 68 vjeç që në asnjë universitet publik nuk lejohet.
– dhe gjithçka brenda një rrotacioni prej disa vitesh e më shumë se një dekadë ku kryetari bëhet nënkryetar dhe nënkryetari bëhet kryetar.
—————-
Dhe anonimsi, i cili mund të jetë kushdo, edhe një rruga, por kurrsesi një akademik, aktivizohet me shpifje qesharake si edhe me thirrjen : Ti që kërkon transformim në akademinë e shkencave largoju që andej! Mos fol në publik. Hesht! Ja kërkesa agresive: ose prano kalbëzimin, dhe merr atë honorar, ose ikkkkkk!
Ja :
Elda Mucollari Fuga mesa di une ju, si anetar i rregullt i akademise se shkencave prej 8 vitesh nuk keni marre kurre pjese (ose per te qene te sakte maksimumi 1-2 here) ne mbledhjet e asamblese se Akademise se.Shkencave. 1. Ky fakt, i nderuar, ju ben ju te humbisni cdo te drejte per te kerkuar, pretenduar apo sygjeruar, kjo per te qene korrekt me parimet etiko-morale te shoqerise. 2. Ceshtjet qe kane nevoje per diskutim, diskutohen ne asamble, ne sallen qendrore te akademise (salle qe sju ka pare kurre juve) dhe jo ne ndonje qorrsokak tinezar “facebook-u” ku shkruani ju. 3. Mesa une jam e informuar, nuk ka ndonje pengese ne ligj, per ate qe ju e quani “rrotacion kryetar-nenkryetar”. Eshte e drejta e kujtdo te zgjidhet dhe rizgjidhet (konform caqeve te caktuara ne ligj), po ku e njihni ju ligjin, po ku e dini ju qe ligji thjesht dhe ftohte zbatohet, ju thoni meqe une mendoj keshtu (mua me leverdis keshtu) edhe ligjin ta interpretojme keshtu. Futesh ne burg i dashur, kur ligjin e interpreton sipas logjikes tende, apo deshires tende. 4. Do ta merrja seriozishte kete shkrimin tuaj, nese ju do te kishit shprehur deshiren per te kandiduar ne ndonje nga postet drejtuese ne A.SH. dhe tju jete mohuar kjo e drejte. Atehere shkrimi juaj mund te merrte vlere. por jo, ska ndodhur asgje e tille, ju nuk keni guxim te shfaqni nje pretendim te tille. ju nuk keni kellqe te beni asgje pervecse te shkruani e-maile, letra, pacavure cepash gazetash. 5. Ahh per ta mbyllur Fuge, meqe te qenka renduar shume ndergjegjia me ate cka po shkon Akademia e Shkencave largohu me mire nga ai komunitet, hiq dore nga titulli Akademik( edhe de juro), keshtu cliron ndergjegjen tende dhe ndalon se qeni “qesharaku” mes akademikeve. Po si mund ta besh ti kete, ti shperblehesh prej akademise, cdo muaj, ne shumen prej 500 mije lekesh te vjetra, per te shfryre mllefin qe ke ndaj akademise, madje cdo gjeje qe frymon mbi kete bote. Se kam kuptuar kurre pse nuk refuzon ti marresh ato para mujore, te kesaj akademie qe sipas teje vegjoton ……… kjo eshte me e ndershmja “filozofi yne llomotites. Ahhhhhh Fuge aahhhhh boll i dashur u bere objekt talljeje per shqiptaret, se eshte turp mban akoma titullin e nderuar “Anetar i Akademise se Shkencave te Shqiperise”. Dhe per ta mbyllur shko voto ne daten 4 shtator dhe na bej ndonje selfie me pamje nga kutia e votimit. Beje njehere detyren per te cilen shperblehesh cdo muaj. pls mo e fshi komentim ti”
Kush po i kërcënon intelektualët?