Vajza afgane shitet për 500 dollarë nga një familje e uritur

Afganistani po përballet me krizën më të madhe humanitare në botë, me një përkeqësim të mprehtë të situatës që kur talebanët morën pushtetin në gusht. Fondet ndërkombëtare që mbështetën ekonominë e brishtë të vendit janë ndalur ndërsa bota debaton se si të merret me regjimin taleban. Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të ashpër – se miliona do të vdesin nëse ndihma urgjente nuk arrin së shpejti në vend shkruan BBC.

Në një video, reporterja e BBC, Yogita Limaye udhëton në spitalin Médecins Sans Frontières në Herat, në perëndim të vendit, në zonat rurale të qytetit, duke dëshmuar situatën e mjerë në terren.

Ai është i vetmi spital në qindra kilometra. Fëmijët janë në gjendje të rëndë dhe nënat bëjnë thirrje që bota ta ndihmojë popullin afgan. Gazetarja thotë se pjesa më e madhe e sistemit shëndetësor në Afganistan është financuar nga fonde të huaja të cilat tani janë ndërprerë. Në këtë spital, mjekët dhe infermierët nuk kanë marrë pagat që prej katër muajsh. Nuk ka para për të blerë furnizime mjekësore. Gazetarja raporton se jashtë spitalit ajo takon njerëz që kanë bërë të paimagjinueshmen për të ushqyer fëmijët e tyre. Vajza në foto është shitur nga familja e saj. Nëna e bëri këtë gjë sepse fëmijët e saj po vdisnin urie. Vajza do ti jepet burrit që e bleu sapo ajo të fillojë të ecë. Ai ka paguar më shumë se 500usd që ishte cmimi i saj. Këto para do të mjaftojnë për familjen disa muaj. Prindërve u është thënë se vajza do të martohet me djalin e blerësit, por asnjë nuk mund të jetë i sigurtë. Dëshpërimi në këtë vend nuk ka fjalë të përshkruhet, dhe ai do të përfundojë sa më shpejt.

Burimi: BBC

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here