5 sekrete dashurie që askush nuk ua thotë.

Në historitë e dashurisë ne përballemi më shumë ulje e ngritje emocionale, me zhgënjime të cilat vijnë nga pritshmëritë tona, shpesh përballemi me ankthin, nervozizmin. Këto ndjenja të forta dhe negative ecin paralelisht me natyrën e bukur të dashurisë. Si është e mundur që kemi këto ndjenja negative ndërkohë që shijojmë një histori të bukur? Nga burojnë këto ndjenja?
Në shumë raste, burimi i tyre janë pritshmëritë tona dhe një ide e gabuar që ne kemi për dashurinë në tërësi.
Po ndajmë me ju 5 sekrete të cilat duket se askush nuk i thotë dhe shumë të tjerë e kanë të vshtirë t’i pranojnë kur janë duke përjetuar një histori dashurie.
Sekreti 1: Dashuria nuk është ekskluzive.
Ne të gjithë mund ta kuptojmë se kemi disa njerëz që I duam në jetët tona. Ne duam familjen, fëmijët dhe njerëz të tjerë. Duhet të jemë të ndërgjegjsshëm që dashuria nuk I përket vetëm një njeriu. Të mendosh kështu, ta mbush jetën me shumë frikë.
Sekreti 2: Dashuria nuk zgjat.
Ne gabimisht mendojmë se dashuria zgjat përgjithmonë. Kjo është ide e gabuar.
Sekreti 3: Dashuria është një seri emocionesh përkujdesje dhe mbështetje.
Ndjenja e dashurisë është shumë e rëndësshme për një jetë të shëndetëshme. Ao është e rëdnësishme po aq sa ushqimi.
Sekreti 4: Dashuria dhe martesa jo domosdoshmërisht shkojnë bashkë.
Nëse e barazojmë dashurinë me marrëdhënien intime, dashuria na duket konfuzion. Në një pjesë të kohës të bën të ndjehesh super, në një pjesë tjetër ndjehesh sin ë ferr. Madje edhe në martesat më të mira, ka momente në të cilat dashuria zhduket plotësisht.
Sekreti 5: Dashuria shpesh skadon në fazën 3 të marrëdhënies intime. Mos u dorëzo!
Në fazën e parë të dashurisë ne gjejmë personin special dhe biem në dashuri me të. Në fazën e dytë, dashuria jonë thellohet dhe ne ndërtojmë një jetë sëbashku. Bashkjetojmë dhe kemi shumë fëmijë. Ndërkohë shpresojmë se kjo fazë do të zgjsë shumë sin ë përrallat ku thuhet “dhe jetuan të lumtur përgjithmonë”. Sidoqoftë, shumica e marrëdhënieve nuk janë kështu. Edhe në marrëdhëniet më të mira, ne nuk jetojmë përgjithmonë të lumtur. Jeta ka zhgënjime dhe konflikte. Ekspertët e arrëdhënieve thonë se kur dashuria ikën, duket se ti nuk mund ta bësh dot situatën më të mirë. Personi që dikur ishte fansi yt më i madh, bëhet kritiku yt më i fortë. Adhurimi zëvendësohet nga përgjumja. Duket se personi me të cilin je martuar, është zhdukur plotësisht.

Shpesh është tepër e vështirë ti japim njëri-tjetrit dashurinë që duam dhe për të cilën kemi shumë nevojë. Ndjehemi të tradhëtuar dhe burimi i dashurisë duket se po thahet. Mos u dëshpëroni. Kjo është faza e tretë e një martese. Mund të quhet “zhgënjimi”. Është koha kur duhet të largojmë nga mendja të gjitha projektimet që kemi bërë për partnerin tonë. Ne nuk i shohim ata sic ata janë, por sic do donim që ata të ishin. Lajmi i mirë është se tani kemi mundësinë që ta shohim partnerin tonë në mënyrën e duhur.
Një arsye e fortë se pse ne jemi bashkë, është se marrëdhënia jonë shëron disa plagë të së shkuarës, të cilat shpesh rrjedhin edhe nga koha e fëmijërisë dhe atmosfera në familjet tona. Pasi përballemi me këto plagë, në kontekstin e një marrdhënie mes adultësh, kjo na lejon që të kalojmë në një fazë tjetër, atë të dashurisë që zgjat. Partnerët mund të dashurohen përsëri me njëri-tjetrin në këtë fazë, për të gjetur thirrjen e tyre si cift përballë gjërave të mira që duhet t’i bëjne botës sëbashku./mendimi.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here