A ndikon cikli im menstrual edhe te partneri im?

A ju ndodh dhe juve që partneri juaj e ndjen kur ju jeni para ciklit?

Si çdo grua tjetër, edhe unë kam një uri prej ujku gjatë atyre ditëve dhe bashkëshorti im e kupton që për pak “do jemi me ato”. Flas në shumës se më duket sikur edhe atij i shtohet uria dhe nepsi për të ëmbla sa herë jam para ciklit.

Kështu që sot u ula të kërkoja pak nëse cikli im menstrual mund të ndikonte edhe te bashkëshorti im.

Mesa lexova, meshkujt nuk mund ta ndjejnë dhe as nuk munden ta kuptojnë dhimbjen tonë. Por cikli ynë menstrual mund të ndikojë në psikologjinë e tyre. Luhatjet tona të humorit ndikojnë edhe te ata, duke i bërë të ndihen të neglizhuar emocionalisht dhe fizikisht.

Sjellja jonë shpeshherë agresive, debule ose shumë emocionale me shpërthime dënesash mund të ndikojë humorin e tyre, pasi psikologjia thotë që ne kemi tendencën e të pasqyruarit të të njëjtave emocione kur jemi pranë njerëzve të dashur.

Megjithatë, gjatë kërkimit tim, pashë se dhe meshkujt kanë simptoma premenstruale, e cilat për ta quhet “sindroma e irritimit mashkullor”.

Kjo sindromë imiton sindromën premenstruale dhe karakterizohet nga gjendja e nervozizmit, letargjisë dhe stresit, dhe vjen si pasojë e uljes së nivelit të testosteronit.

Sindroma e irritimit mashkullor mund të ndodhë në periudha të pacaktuara të muajit, por shpesh mund të ndodhë në kohën kur ju jeni para ciklit tuaj menstrual. Kjo sepse njësoj si me mikeshat apo koleget tuaja me të cilat shpenzoni shumë kohë së bashku dhe ciklet tuaja menstruale sinkronizohen, edhe sindroma juaj premenstruale me sindromën e irritimit mashkullor mund të sinkronizohen.

Mesa duket dita ime e parë e ciklit ishte mjaft produktive mbas këtyre që lexova dhe po ndaj me ju, prandaj e meritoj të iki të shtrihem dhe të bezdis tim shoq duke qarë pa arsye.

Deri herën tjetër…kujdesuni për veten.

 

 

 

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here