BUILT DIFFERENT solli një eksperiencë fantastike në Tiranë për mbi 100 pjesëmarrës.
Trajnerët Pasquale Minasi, Marco dhe Ali, ndërthurën sfidat e tejkalimit të provave fizike me një trajnim të shkëlqyer teknik ku qëllimi është veprimi, tejkalimi i limiteve dhe transformimi personal.
Jeta shpesh na kufizon, na krijon idenë se për disa gjëra nuk mundemi, na bën të lëmë pas dore objektivat tona, ndërsa përmbushim ato të të të tjerëve.
Me fokusin tek vetja, pjesëmarrësit në këtë event të mrekullueshëm ishin të kombësive të ndryshme. Ata erdhën nga Shqipëria, Italia, Dubai, Greqia etj., për tu bërë pjesë e BUILT DIFFERENT. Së bashku, ata hodhën themelet e një komuniteti sfidues, i cili qëndron i lidhur edhe pas trajnimit duke ushqyer ndryshimin, përmirësimin dhe motivimin.
Një nga sfidat më të vështira për tu tejkaluar psikologjikisht, ishte ajo e pishinës me ujë të ftohtë dhe 200 kg akull. Njeriu shpesh mendon se trupi nuk do ta durojë, se kjo është e pamundur për të. Inkurajimi dhe detyrimi i trajnerëve bëri që të gjithë pjesëmarrësit të përfundonin në vaskën me akull duke dalë prej saj të transformuar psikologjikisht sepse kishin tejkaluar një limit psikologjik.