Gjermani: Policia dhe zjarrfikësit bëjnë thirrje për ndalimin e fishekzjarrëve

Pas sulmeve ndaj punonjësve të urgjencës dhe aksidenteve fatale, sindikatat thonë se duhet të ndalohet përdorimi i fishekzjarreve personale në natën e Vitit të Ri.

Sindikatat e policisë dhe zjarrfikësve gjermanë kanë kërkuar ndalimin e fishekzjarreve personale në natën e Vitit të Ri, si dhe rritjen e aftësive të mbikëqyrjes për shërbimet e urgjencës pas dhjetëra sulmeve ndaj personelit.

Është e paimagjinueshme se çfarë u desh të përjetojnë forcat tona të urgjencës natën e Vitit të Ri,” tha Lars Wieg, kryetar i sindikatës së policisë për Berlinin dhe Brandenberg, të dielën vonë.
Të paktën 33 oficerë dhe zjarrfikës u plagosën vetëm në kryeqytet dhe dhjetëra incidente të ngjashme u raportuan në të gjithë Gjermaninë – jo vetëm aksidente, por edhe sulme “të qëllimshme, të synuara” me fishekzjarre, thanë zyrtarët.

Ne nuk kemi nevojë për ndëshkime më të ashpra. Unë vetëm dua që këto dënime të zbatohen,” tha presidenti i sindikatës kombëtare të zjarrfikësve të Gjermanisë, Karl-Heinz Banse për agjencinë gjermane të lajmeve. “Nuk mundet që njerëzit tanë të jenë të rrezikuar, pothuajse të shtypur dhe më pas të paraqitet si një shkelje e vogël.”

Pas një moratoriumi dy-vjeçar të fishekzjarreve personale për shkak të rregulloreve të COVID-19, qindra mijëra njerëz në të gjithë Gjermaninë e pritën Vitin e Ri të shtunën mbrëma duke ndezur fishekzjarre personale.

Policia në Bavari e përshkroi atë si festimet “më intensive” në vitet e fundit, ndërsa në Hamburg ata folën për “qasjen agresive” dhe “thuajse të qëlluar” me kapsolla.

Ligjvënësit kritikojnë sulmet
Kryetarja e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey, nga Social Demokratët (SPD) e kancelarit Olaf Scholz, dënoi “shkallën e gatishmërisë për të përdorur dhunën dhe shkatërrimin” kundër zjarrfikësve dhe policisë. Në një deklaratë në Twitter, ajo gjithashtu premtoi të adresojë një “ndalim të pjesshëm të fishekzjarreve” me qeverinë e shtetit.

Ministrja e Brendshme Nancy Faeser tha se autorët do të “ndiejnë qartë pasojat ligjore” të veprimeve të tyre.

Përmes një zëdhënësi, kancelari Scholz “dënoi në termat më të ashpër, në disa raste, sulme masive” kundër shërbimeve të urgjencës dhe kalimtarëve.

Lëndime të rënda dhe viktima
Ashtu si në shumicën e viteve, pati disa vdekje të lidhura me fishekzjarrë dhe dhjetëra lëndime të mëdha, duke përfshirë humbjen e gishtërinjve dhe duarve.

Zbavitësit e dehur jo vetëm që gjuanin fishekzjarre ndaj punonjësve të urgjencës, por edhe ndaj kalimtarëve të rastësishëm, thanë zyrtarët.

Sindikata e policisë Berlin-Brandenberg bëri thirrje për fonde për të rritur masat e mbikqyrjes për festimet e ardhshme të Vitit të Ri, duke përfshirë qindra kamera të tjera për makina dhe kamera për policët individualë.

Konservatorët kundërshtojnë ndalimin
Politikanët konservatorë kanë dalë kundër një ndalimi të sugjeruar. Thorsten Frei, nënkryetari i Kristian Demokratëve (CDU) të opozitës në Bundestag, i tha gazetës Rheinische Post se “qytetarët paqësorë nuk duhet të vuajnë” për veprimet e disave.

Anëtarët e Demokratëve të Lirë (FDP), partia pro biznesit që qeveris në koalicion me Partinë e Gjelbër dhe SPD, kanë shprehur ndjenja të ngjashme.

Udhëheqësja parlamentare e FDP, Christine Aschenberg-Dugnus, duke folur gjithashtu me Rheinische Post, tha se “vetëm ndjekja e vazhdueshme e autorëve sipas ligjit penal mund të parandalojë sulme të tilla” dhe se një ndalim total ishte i padrejtë për ata që nuk kishin bërë asgjë të keqe.

Burimi: Deutsche Welle
Përktheu dhe përshtati: Mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here