Kroacia e mirëpriti vitin e ri me një monedhë të re

Në vitin e ri, Kroacia u bë vendi i fundit që iu bashkua Eurozonës dhe zonës Shengen, një lëvizje që presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se e bën Bashkimin Evropian më të fortë.

Nga e diela, vendi iu bashkua komunitetit prej 347 milionë evropianësh që përdorin euron në jetën e tyre të përditshme, tha von der Leyen në një deklaratë.

Kjo është një arritje e madhe për Kroacinë. Një simbol i lidhjes së saj të thellë me BE dhe një moment simbolik për zonën e euros në tërësi.”

Ajo shtoi: “Është një moment krenarie për BE-në, Kroacinë dhe qytetarët e saj.”

Më shumë se gjysma e ATM-ve të vendit janë jashtë linje për tu përgatitur për shpërndarjen e monedhës.

Kuna Kroate dhe Euro do të bashkëjetojnë për një periudhë të shkurtër kalimtare prej vetëm 14 ditësh.

Është mirë të kesh para në dorë sepse sistemi bankar, kartat dhe internet banking do të jetë në tranzicion gjatë fundjavës,” paralajmëroi Boris Vujçiç, guvernatori i Bankës Kombëtare Kroate.

Kroacia u bë gjithashtu vendi i parë që iu bashkua zonës Shengen në 11 vjet. Lëvizja do t’i lejojë njerëzit të udhëtojnë lirshëm midis saj dhe vendeve anëtare të BE-së pa kontrolle kufitare.

Por kjo mund të nënkuptojë gjithashtu një rritje të sigurisë përgjatë kufijve të saj me vendet e saj jashtë BE-së, si Bosnja dhe Serbia.

Burimi: Euronews
Përktheu dhe përshtati: Mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here