Numri i të vdekurve nga një tërmet me magnitudë 7.2 në Haiti po arrin 1.297. Tërmeti i fuqishëm shndërroi mijëra struktura në rrënoja. Vendi ka nisur me përpjekjet e furishme të shpëtimit përpara përmbytjeve të mundshme nga një stuhi që po afrohet.
Tërmeti i së shtunës gjithashtu la të paktën 5.700 njerëz të plagosur në vendin e Karaibeve, me mijëra të tjerë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre të shkatërruara ose të dëmtuara. Të mbijetuarit në disa zona u detyruan të presin jashtë në mes të temperaturave të larta për ndihmë si rrjedhojë e spitaleve të mbingarkuara nga të aksidentuarit. Zyra e Mbrojtjes Civile në Haiti tha se më shumë se 7,000 shtëpi u shkatërruan dhe gati 5,000 u dëmtuan. Spitalet, shkollat, zyrat dhe kishat u prekën gjithashtu.
Nuk mjaftoi vetëm tërmeti, por shkatërrimet së shpejti mund të përkeqësohen pasi pritet Stuhia Tropikale Grace, e cila parashikohet të arrijë në Haiti të hënën (sot) në darkë. Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganëve paralajmëroi se stuhia përbën një kërcënim për të sjellë shira të fortë, përmbytje dhe rrëshqitje toke.
Tërmeti goditi pjesën jugperëndimore të vendit, zonën më të varfër, dhe gjithashtu duke shkaktuar dëme në disa qytete përreth, duke shkaktuar rrëshqitje toke që penguan përpjekjet e shpëtimit. Haiti është në një nga vendet me ngjarje të njëpasnjëshme për 2021, që nga lufta me pandeminë e koronavirusit, një vrasje presidenciale dhe një valë dhune nga bandat. Grupet humanitare po përballen me vështirësi për të kryer ndërhyrjet e duhura në kohë, pasi po ndeshen nga sulmet dhe dhuna e bandave nëpër zona të caktuara.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 125 kilometra (78 milje) në perëndim të kryeqytetit Port-au-Prince, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan dhe vala e tërmeteve të tjera vazhduan të trondisnin zonën të dielën.
Haiti, ku njerëzit jetojnë në kushte të varfra, është i prekshëm nga tërmetet dhe uraganet. Një tërmet me magnitudë 5.9 vrau më shumë se 12 njerëz në 2018.
Gjithashtu, tërmeti me magnitudë 7.0 i vitit 2010 goditi në afërsi të Port-au-Prince, ku ka dendësi popullsie të lartë, dhe shkaktoi shkatërrime të mëdha. Ndërkohë që qeveria e Haitit ka deklaruar se numri i të vdekurve ishte më shumë se 300,000, nga një raport i kryer nga qeveria amerikane e deklaroi midis 46,000 dhe 85,000 numrit të viktimave.
Burimi: Associated Press
[…] në Haiti sa vjen e përkeqësohet, që nga gushti i këtij viti kur vendi u përball me një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.2 goditi më shumë se 2.200 njerëz në gusht dhe shumë shtetas u detyruan të […]