Mentor Kikia kujton Tanin e Topit me një mesazh të ndjerë.

Gazetari dhe analisti i njohur Mentor Kikia ka kujtuar sot me nje status ne Facebook, Dritan Hoxhën, apo siç njihet ndryshe “Tanin e Topit”.

Ja çfarë shkruan ai:

Ka ca njerëz që vlejnë përgjithmonë

Sado para të kesh, ka ca punë që nuk bëhen dot shumë mirë, nëse nuk ke pasionin dhe dashurinë. Ai kishte një dhunti, të përcillte tek gjithkush atë që ndjente dhe përjetonte vetë për punën. Ai nuk imponohej me autoritetin e sipërmarrësit, pasi nuk e ushtronte fare këtë autoritet, por imponohej me aftësinë që zotëronte “për të patur” gjithmonë të drejte. Dhe kishte vërtet gjithmonë të drejtë.

Unë personalisht kam ca stacione në jetë që i shënoj në bllokun tim të memories. Të punoje me Tanin ka qenë një stacion shumë i rëndësishëm, stacioni më i rëndësishëm i karrierës time.

Me fat që mu dha mundësia të ndaloja në atë stacion!”

Të kujtojmë Tan, jo vetëm kur ke ditën e lindjes!

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here