Luksozja Bulgari fokusohet tek konsumatorët lokal ndërsa Covid “fshin” turizmin.

Bulgari, marka e njohur e produkteve luksoze, po rrit fokusin lokal në vendet ku ajo operon, veçanërisht në Kinë, ndërsa pandemia ka “fshirë” tregun turistik, tha për Bloomberg Drejtori Ekzekutiv Jean-Christophe Babin. Sipas tij, marka e bizhuterive e zotëruar nga LVMH (MC), ka rritje një-shifrore në vendet e botës perëndimore dhe dy-shifrore në vendet e Azisë. Ai tregoi se vec Kinës dhe Korea dhe Rusia po ecin mirë, ndërsa shitjet online janë rritur me numra tre-shifrorë.

Industria turistike e ndikon shumë shitjen e produkteve të luksit pasi ajo është e varur nga udhëtimet dhe blerjet impulsive.

Bulgari do të hapë 5 dyqane të reja në Kinë. Ndërkohë që Bulgari i qëndron planit afatgjatë për tu zgjeruar me një linjë të hoteleve luksoze, me objekiv 15 deri 20 hotele deri në 2030.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here