Mirëmenaxhim: Mbajtja e shënimeve mund të luajë një rol kuptimplotë në kompani

Ndonjëherë, mund të jetë e vështirë të flasësh në mbledhje – veçanërisht nëse je i ri në kompani ose nuk ke shumë njohuri mbi një temë të caktuar. Një rol që shpesh neglizhohet është të dalësh vullnetar për të mbajtur shënime. Ndërkohë që ky pozicion mund të tingëllojë si “junior” apo “i parëndësishëm”, ai mban shumë më tepër fuqi sesa thjesht mbajtja apo ndarja e shënimeve; ky rol ju lejon të tregoni se jeni kompetent dhe një dëgjues i vëmendshëm, i cili di se si të lidhë pikat ndërmjet ideve dhe të krijojë narrativën për skuadrën.

Madje, mund edhe të keni mundësinë për të drejtuar bisedën duke bërë pyetjet e duhura që mund t’ju ndihmojnë për të mbajtur shënime më të qarta. Në fund të takimit, mund të dërgoni një përmbledhje të strukturuar. Kjo përmbledhje iu jep mundësinë të tjerëve të kuptojnë thelbin e takimit, dhe është e rëndësishme për këdo që nuk pati mundësi të ishte prezent ose që dëshiron të rishikojë me vëmendje të gjitha aspektet e bisedës.

Megjithëse ky rol mund të mos jetë diçka që dëshironi ta bëni në çdo takim, ju jep mundësinë të angazhoheni në biseda, të fitoni vizibilitet nga palët e tjera të interesuara dhe të mësoni rreth objektivave që skuadra juaj po përpiqet të arrijë. Ju mund të mos jeni ekspert i asaj teme, por në fund të takimit, ju do të jeni ekspert i bisedës rreth temës.

Burimi: Harvard Business Review

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here