Mjaft iu referuat skuadrës suaj si “familje”

Ndoshta ju mendoni se po t’i referoheni skuadrës suaj si “familje” mund të jetë diçka e mirë. Fundja, kjo fjalë përshkruan një grup, anëtarët e të cilit janë të afërt dhe e mbështesin njëri – tjetrin. Por të shisni idenë e të qenit një familje tek skuadra juaj mund të inkurajojë dinamika të pashëndetshme ku vijat e padukshme midis jetës personales dhe asaj profesionale mund të zhduken, mund të zbehet besnikëria dhe anëtarët e skuadrës të ndihen sikur po merren për të mirëqenë. Ndërkohë që, ju dëshironi të zhvilloni natyrën transaksionale të marrëdhënieve profesionale, teksa inkurajoni besimin, respektimin dhe dëfrimin.

Në vend që të dërgoni mesazhe me në qendër familjen, të tipit “Ne jemi bashkë në çdo gjë”, përpiquni të thoni “Ne kemi të njëjtat qëllime” (duke e bërë të qartë se çfarë janë këto qëllime). Vendosni kufij midis kohës personale dhe profesionale; caktoni kohën dhe vendin më të përshtatshëm për të punuar (dhe mos punoni kur jeni me pushime!). Bëjani të ditur të gjithëve se pushimet jo vetëm që duhen inkurajuar, por edhe duhen pritur.

Së fundmi, duhet ta pranoni se shumica e njerëzve nuk do të qëndrojnë në të njëjtën kompani gjatë gjithë karrierës së tyre dhe se është absolutisht në rregull që njerëzit të ecin përpara kur i kanë tejkaluar rolet e tyre.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here