Studimi: Presidenti Biden vazhdon të humbasë terren tek populli i tij për një sërë çështjesh

Pas një viti në administratë, një sondazh i Ipsos dhe ABC News tregoi se Presidenti Joe Biden ka humbur pikë në sytë e amerikanëve për disa çështje, por ndoshta, ajo që ka pasur më shumë impakt, ka qenë menaxhimi i pandemisë.

Presidenti po përballet me sfida të reja dhe me një publik ambivalent. Veçanërisht, pas konfliktit të Ukrainës, amerikanët janë të ndarë në dy kampe: ata që janë të bindur se trupat amerikane duhet të përdoren për të bindur Rusinë, dhe ata që janë kundra. Edhe në Gjykatën e Lartë, amerikanët janë të ndarë në ata që besojnë në drejtësinë me natyrë ligjore dhe në atë me natyrë politike të gjyqtarëve.

Gjetjet e detajuara:

1.     Amerikanët janë të ndarë në besimin ndërmjet Gjykatës së Lartë dhe drejtësisë së Biden.

·      38% besojnë se Gjykata e Lartë i ndërmerr vendimet në bazë të ligjit, ndërsa 43% mendojnë se gjyqtarët vendosin në bazë të pikëpamjeve të tyre politike.

·      Republikanët kanë më shumë gjasa të besojnë se baza ligjore (46%) mbizotëron në krahasim me pikëpamjet partiake (33%), ndërsa demokratët mendojnë se pikëpamjet partiake partiake (52%) mbizotërojnë në krahasim me ligjin (32%).

·      Shumica dërrmuese mendon se Joe Biden “duhet të marrë parasysh të gjithë kandidatët e mundshëm” me 76%, në vend që të marrë parasysh vetëm kandidatët që janë gra me ngjyrë me 23%.

·      95% e republikanëve janë ata që mendojnë se zgjedhjet e ardhshme të Gjykatës së Lartë duhet t’i konsiderojnë të gjithë, krahasuar me 54% të demokratëve.

2.     Amerikanët janë të ndarë mbi mendimet në lidhje me çështjen e Ukrainës.

·      Kur u pyetën nëse janë pro apo kundra dërgimit të trupave amerikanë në Evropën Lindore për të dekurajuar Rusinë në lidhje me pushtimin e Ukrainës, 29% e tyre janë dakord, 38% janë kundra dhe 32% janë të pavendosur.

·      Demokratët janë ata të cilët shprehin se Amerika duhet ta mbështesi Ukrainën (41% pro, 29% kundra), ndërsa Republikanët janë kundra (28% pro, 46% kundra).

3.     Presidenti Biden vazhdon të humbasi terren tek publiku amerikan në lidhje me çështjet e menaxhimit të pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike.

·      Një vit mbas marrjes së detyrës, Biden ka humbur pëlqimin e më pak se një në pesë amerikanëve, 19% për shkak të menaxhimit të koronavirusit, duke e ulur mbështetjen nga nga 69% në janar 2021 në 50% në janar 2022.

·      Pëlqimi i Biden vjen nga pikëpamjet e tij politike me 4 në 5 demokratë (82%) që e aprovojnë mënyrën se si ai e ka përballuar pandeminë, kundrejt më pak se 1 në 5 republikanëve (16%).

·      Megjithatë, Biden ka humbur 15 pikë tek demokratët (97% kundrejt 82%), 24 pikë me republikanët (nga 40% në 16%) dhe 17 pikë me të pavarurit (70% kundrejt 53%) nga janari 2021 deri më tani.

·      Presidenti ka humbur nivele të ngjashme të mbështetjes në trajtimin e tij rimëkëmbjes ekonomike, duke rënë me 18 pikë, nga 60% e amerikanëve që e mbështeste në mars 2021 me 42% që e mbështesin tani.

·      Miratimi publik i aspekteve të tjera të administratës së Biden është më shumë negative sesa pozitive, ku 69% nuk janë dakord me mënyrën se si trajtohen çështjet e dhunës me armë, 69% nuk janë dakord me mënyrën si trajtohet inflacioni, 64% nuk e miratojnë mënyrën si trajtohet krimit dhe 64% nuk e miratojnë mënyrën si trajtohet emigracioni.

4.     Amerikanët ndihen të zymtë në lidhje me ekonominë, pavarësisht treguesve pozitivë makroekonomikë.

·      Vetëm 1 në 4 amerikanë (25%) e përshkruajnë ekonominë e vendit si të shkëlqyer ose të mirë.

·      Pjesa tjetër e përshkruajnë ekonominë si jo aq të mirë me 47% dhe të dobët me 28%.

·      Këto vlera vijnë si pasojë e bindjeve politike ku 46% e demokratëve mendojnë se situata ekonomike është mirë, kundrejt 53%; ndërsa republikanët janë më shumë kritikë dhe vetëm 7% e tyre e konsiderojnë situatën ekonomike mirë kundrejt 93%.

Burimi: Ipsos

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here