Numri 1 i shtetit i shtetit të New York jep dorëheqjen

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo njoftoi të martën se do të japë dorëheqjen pasi një raport nga prokurori i përgjithshëm i shtetit dokumentoi akuza të shumta për ngacmime seksual ndaj grave. Vendimi hedh poshtë fajësimin dhe dënimin e tij pothuajse të sigurt nga Legjislatura e Shtetit. Nëse ky guvernator do të qëndronte në fuqi, pas raportit të Prokurorisë së Shtetit, do të kalonte çështja për në Senat.

Cuomo ka deklaruar në maj të 2019 se do të ishte kandidat për herë të katërt në zgjedhjet e ardhshme si guvernator i NY. Zgjedhjet e reja do të mbahen në 8 nëntor 2022. Por, pas ngjarjes së fundit të dorëheqjes, do të jetë zv. guvernatorja Kathy Hochul, një kolege demokrate, e cila do të shërbejë në pjesën e mbetur të mandatit të tij, sapo dorëheqja e Cuomos të hyjë në fuqi në 14 ditë. Ajo do të bëhet guvernatorja e parë femër e shtetit të Nju Jorkut.

Guvernatorja e ardhshme e quajti vendimin e Cuomo “gjëja e duhur për të bërë dhe në interesin më të mirë të njujorkezëve” në një deklaratë të shkurtër pas njoftimit të tij.

Megjithëse Cuomo, 63 vjeç, u kërkoi falje akuzuesve të tij, ai bëri të qartë se nuk besonte se kishte shkelur një vijë të kuqe që kërkonte largimin nga detyra. Në vend të kësaj, ai e cilësoi vendimin e tij si të nevojshëm për të shmangur argumentet e gjata dhe përçarjet që do të ndalonin qeverinë e shtetit.

Pasi u godit për herë të parë me akuza për ngacmim seksual këtë vit, Cuomo injoroi kërkesat dypartiake që ai të jepte dorëheqjen dhe mendoi se hetimi që do të kryente Prokurorja e Përgjithshme të Shtetit Letishia James do ta shfajësonte atë, hetim të cilin e autorizoi vetë. Raporti pretendoi se ai kishte ngacmuar 11 gra – 9 prej të cilave ishin punonjëse të shtetit – dhe disa prej tyre i kishte ngacmuar me prekje dhe ngacmime të padëshiruara. Zyra e tij gjithashtu u hakmor ndaj njërës prej grave pasi ajo foli për mënyrën se si ishte trajtuar nga guvernatori, thuhet në raportin e Prokurorisë së Shtetit.

Ngjarjet me ngacmime seksuale, nuk janë të panjohura për politikanët amerikanë. Ngacmimet seksuale tek zyrtarët e lartë janë marrë seriozisht nga prokuroritë e vendit, dhe në shumicën e rasteve, politikanët janë larguar nga posti i tyre. Mbeten shumë pyetje si për hetimin e fajësimit tashmë në proces në Legjislaturën e Shtetit, ashtu edhe për të ardhmen politike të Cuomo. Para lajmeve të së martës, Asambleja e Shtetit e bëri të qartë se përfundimi i hetimit dhe hartimi i artikujve të fajësimit ishin përparësitë kryesore. Komiteti Gjyqësor i dha afat Cuomos dhe ekipit të tij deri të premten, 13 Gusht, në orën 5 pasdite për të siguruar prova. Besohej se artikujt mund të hartoheshin dhe votoheshin javën e ardhshme, me një gjyq në Senat që fillon më pak se një muaj nga kjo kohë.

Në rastin se Cuomo do të gjykohej nga Senati, atëherë ai nuk do të gëzonte më të drejta për të kandiduar sërish në ndonjë post publik, por pala e fajësuar do t’i nënshtrohet padisë dhe dënimit sipas ligjit. Formulimi i ligjit për të dënuar një guvernator është i ngjashëm me atë që është shkruar në Kushtetutën e SHBA në lidhje me fajësimin e një presidenti.

Nëse nuk vendoset asnjë ndalim, Cuomo mund të kandidojë për një mandat të katërt, pasi Shteti i Nju Jorkut nuk ka kufizime të mandatit guvernatorial.

Burimi: CNBC, CNN

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here