Indeksi i Pasaportave të firmës Henley, bazuar në të dhënat ekskluzive të ofruara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), ka monitoruar rregullisht pasaportat më të përshtatshme për udhëtime në botë që nga viti 2006.
Indeksi thotë se rritja e kufizimeve të udhëtimit që janë prezantuar gjatë 18 muajve të fundit të pandemisë Covid kanë rezultuar në hendekun më të madh global të lëvizshmërisë në historinë 16-vjeçare të indeksit.
Indeksi nuk merr parasysh kufizimet e përkohshme, kështu që duke lënë mënjanë lejueshmërinë aktual të udhëtimit, mbajtësit e pasaportave në krye të renditjes së tij — Japonia dhe Singapori — janë në gjendje, në teori, të udhëtojnë pa viza në 192 destinacione.
Ja si është shfaqur renditja e shteteve:
- Japoni, Singapor (192 destinacione)
- Gjermani, Korea e Jugut (190)
- Finlandë, Itali, Luksembourg, Spanjë (189)
- Austri, Danimarkë (188)
- Francë, Irelandë, Hollandë, Portugali, Suedi (187)
- Belgjikë, Zelandë e Re, Zvicër (186)
- Republika Çeke, Greqi, Maltë, Norvegji, Mbretëria e Bashkuar, SHBA (185)
- Australi, Kanada (184)
- Hungari (183)
- Lituani, Poloni, Sllovaki (182)
.
.
- Serbi (135)
- Maqedonia e Veriut (125)
- Mali i Zi (123)
- Shqipëri (113)
- Turqi (110)
- Kosova (40)
Burimi: Henley&Partners