Pas vdekjes e të resë shtatëzënë, protesta të shumta për ndalimin e abortit në Poloni

Vdekja e një gruaje shtatzënë polake ka ringjallur debatin mbi abortin në një nga vendet më të devotshme katolike të Evropës. Aktivistët thonë se ajo mund të ishte ende gjallë nëse nuk do të ishte për një ndalim ligjor pothuajse të plotë për ndërprerjen e shtatëzanive.

Sipas Reuters, dhjetëra mijëra polakë dolën në rrugë për të protestuar në janar të këtij viti, kur një Gjykatë Kushtetuese vendosi nga tetori 2020 se ndërprerja e shtatzënive me defekte fetale ishte antikushtetuese dhe hyri në fuqi, duke eliminuar rastin më të përdorur për abortin e ligjshëm.

Aktivistët thonë se Izabela, një grua 30-vjeçare në javën e 22-të të shtatëzanisë, është gruaja e parë që vdes si rezultat i vendimit të gjykatës. Familja e saj tha Izabela se vdiq nga shoku septik pasi mjekët pritën që zemra e foshnjës së saj të palindur të ndalonte së rrahuri thuhet më tej në artikull.

Por qeveria tha se nuk ishte vendimi për gjykatës ai për të fajësuar vdekjen saj, por një gabim i mjekëve. Familjarët deklaruan që kishin dijeni se fetusi i viktimës ka patur difekte gjatë shtatëzanisë.

Protesta të shumta janë zhvilluar në rrugët e Varshavës këtë fundjavë me fotografitë e viktimës duke kërkuar për ndryshim të ligjit.

Megjithatë, partia në pushtet e Polonisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) hedh poshtë pretendimet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte fajtor për vdekjen e Izabelës, duke ia atribuar atë si gabim të mjekëve. “Kur bëhet fjalë për jetën dhe shëndetin e nënës… nëse është në rrezik, atëherë ndërprerja e shtatëzanisë është e mundur dhe vendimi nuk ndryshon asgjë”, tha të premten kryeministri Mateusz Morawiecki.

Ligjvënësi i PiS Bartlomiej Wroblewski i tha Reuters se çështja nuk duhet “të instrumentalizohet dhe të përdoret për të kufizuar të drejtën për jetë, për të vrarë të gjithë fëmijët e sëmurë ose me aftësi të kufizuara”. Por aktivistët thonë se vendimi i ka bërë mjekët të frikësohen për të ndërprerë shtatëzanitë edhe kur jeta e nënës është në rrezik.

Presidenti i Polonisë propozoi ndryshimin e ligjit vitin e kaluar për të bërë të mundur abortet në rastet kur fetusi nuk ishte i shëndetshëm. Ligji dhe Drejtësia të dominuar nga Parlamenti ende nuk e kanë debatuar projektligjin.

Burimi: Reuters

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here