A po i rikthehet Lulzim Basha betejës që nisi në ҫadër ?

Në 18 shkurt 2017 opozita, me në krye Lulzim Bashën, hyri në serinë e protestave për zgjedhje të lira e të ndershme. Në atë kohë opozita kërcënonte se nuk do të hynte në zgjedhje sepse besonte se paratë e drogës dhe krimit do të manipulonin rezultatin e vërtetë. Marrëveshja e 17-18 Majit futi në lojë ministra teknikë, të cilët në atë kohë u përkufizuan si gardianët e opozitës për të verifikuar disa instrumenta të cilët mendohen se do të ishin pjesë e manipulimit. MinistraT-gardianë treguan se ata janë penguar të kryejnë detyrën e tyre. Si rrjedhim, qëllimi për të cilin ata u vendosën në detyrë nuk është përmbushur në cilësinë e pritur. Raportet e tyre tregojnë disa shkelje në dëm të votimit të lirë e të ndershëm. Ndërkohë që ministrat teknikë qëndruan në punë rreth një muaj para zgjedhjeve, aktivizimi i makinerisë shtetërore elektorale kishte filluar shumë muaj përpara këtij momenti. Rezultatet e punës së ministrit të brendshëm teknik Dritan Demiraj, nëse shtrihen në kohë për të bërë një projeksion, mund të japin një tablo më të qartë numerikisht se ҫfarë ka ndodhur me drogën në Shqipëri.
Në deklaratat e tij të rralla në Facebook së fundmi, Lulzim Basha i është rikthyer akuzave të hershme për qeverinë e drogës dhe krimit duke i bashkuar akuzat me emrat e Gramoz Ruҫit dhe Fatmir Xhafës si garantor të tyre.
A po i rikthehet Lulzim Basha betejës që nisi në ҫadër? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim./mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here