Meta-president ka një premtim.

Presidenti Ilir Meta ka shpallur 4 nisma të cilat marrin shkas nga sulmi vrasës që iu bë zonjës Fildes Hafizi nga bashkëshorti i saj. Ky rast përmban një tentativë të mëparëshme për vrasje, me dënim të amnistuar në kohën kur ministër i drejtësisë ishte Ylli Manjani.

Ja cfarë premton Meta në deklaratën e tij mbi 4 nismat:

“Duke pasur në konsideratë, sa të rëndësishme janë jeta dhe shëndeti për çdo anëtar të familjes, por edhe rrezikshmërinë që paraqesin individët dhunues në familje, me qëllim dekurajimin dhe parandalimin e tyre në kryerjen e këtyre veprave, angazhohem që gjatë mandatit tim presidencial, nuk do të ushtroj të drejtën e faljes për asnjë individ të dënuar për vepra penale në marrëdhëniet familjare (përfshirë këtu por jo vetcm, nenet 79/c, 130/a, të Kodit Penal).

Nëse për zbatimin e angazhimit të mësipërm në ushtrimin e të drejtës së faljes, nevojiten ndryshime në ligjin “Për faljen”, kërkoj angazhimin dhe bashkëpunimin e institucioneve të tjera, për ndërmarrjen e nismës ligjore për këtë qëllim.”

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here