Shqipëria futet në listën e vendeve turistike me “rrezik të lartë”

Në një artikull të CNN ditën e djeshme, raportohet se sipas CDC (Qendra Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve) në SHBA, Shqipëria është bashkuar me një pjesë të vogël të vendeve të Evropës Lindore dhe disa ishuj të Karaibeve, si ndër vendet e fundit që konsiderohen si rrezik “shumë i lartë” për udhëtime.

Grenada, Saint Kitts dhe Nevis, Mauritius, Shqipëria dhe Serbia të hënën u zhvendosën në kategorinë “Niveli 4: Covid-19 Shumë i Lartë” në listën e CDC për njoftimet e udhëtimeve.

Njoftimet e udhëtimit të CDC shkojnë nga niveli 1 (“i ulët”) deri në nivelin 4 (“shumë i lartë”). S

Lista e vendeve të nivelit 4:

  • Afghanistan
  • Albania
  • Belize
  • Grenada
  • Lithuania
  • Mauritius
  • Saint Kitts and Nevis
  • Serbia
  • Slovenia

Destinacionet që janë në kategorinë “Covid-19 Shumë të Lartë” të Nivelit 4 kanë pasur më shumë se 500 raste për 100,000 banorë në 28 ditët e fundit, sipas kritereve të CDC. Të gjitha destinacionet e listuara më lart u zhvendosën nga “Niveli 3: Covid-19 i Lartë”. Kategoria e Nivelit 3 zbatohet për destinacionet që kanë pasur midis 100 dhe 500 raste për 100,000 banorë në 28 ditët e fundit.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here