Siestat në Gjermani: Mjekët rekomandojnë pushimin e mesditës

Gjermania po kërkon frymëzim nga fqinjët e saj jugorë se si të përballet me temperaturat në rritje të verës. Por sindikatat kanë dënuar punëdhënësit se nuk janë të përgatitur për ndryshimin e klimës.

Mjekët në Gjermani kanë bërë thirrje për futjen e siestave, ose dremitjeve të mesditës, si një mënyrë për t’u marrë me temperaturat në rritje që pengojnë produktivitetin.

Duhet të orientohemi se si punojnë njerëzit gjatë të nxehtit në vendet jugore: të ngrihemi herët, të punojmë produktivisht në mëngjes dhe të bëjmë një pushim në mesditë”, tha kreu i Shoqatës Federale të Mjekëve të Departamentit Gjerman të Shëndetit Publik (BVÖGD), Johannes Niessen.

Është një koncept që duhet ta adoptojmë në muajt e verës”, shtoi ai.

Pse Gjermania ka nevojë për një siesta?
Mjekët nga BVÖGD po bëjnë thirrje që pjesët më kërkuese të ditës së punës të zhvendosen në mëngjes përpara se punëtorët të lodhen nga nxehtësia e fortë.

Njerëzit nuk janë aq produktivë sa normalisht kur është shumë nxehtë,” tha Niessen. “Gjumi i keq për shkak të netëve të ngrohta mund të çojë në probleme shtesë të përqendrimit”.

Siesta është një term spanjoll për pushimin që shumë njerëz bëjnë, shpesh duke përfshirë një sy gjumë, gjatë orëve më të nxehta në mes të ditës. Por është një praktikë e zakonshme në pjesët më të nxehta të botës.

Niessen bëri thirrje gjithashtu për freskuese për ambjentet dhe veshje më të lehta, edhe nëse rregullat e veshjes për një zyrë nuk e lejojnë këtë.

Punëtorët, dhe njerëzit në përgjithësi, duhet të sigurohen që po pinë shumë më tepër lëngje, shtoi ai.

Burimi: dw.com
Përktheu dhe përshtati: mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here