Teatri përsëri aktiv. Suela Bako tregon për tri gratë dhe Misugin.

Regjizorja dhe aktorja e njohur Suela Bako ka vënë këtë javë në skenën e Teatrit Eksperimental pjesën “Tri gra dhe Misugi”. Ja cfarë thotë ajo në një intervistë të shkurtër:

Pse pikërisht kjo pjesë? Cfarë ju shtyu?

Suela Bako: Kjo pjesë vjen si një nevojë e hershme (që prej momentit kur jam njohur me të, para rreth 13 vitesh), për të komunikuar ndjesi femërore në petkun e tre lëkurave. Më pëlqejnë sfidat, e kjo është një sfidë prej vërteti…

Si u ndjetë të riktheheni në skenë pas protestës për teatrin?

Suela Bako: Pas protestës ndihem më e fortë dhe më e bindur që Teatri është ushqim për shpirtin e duhet kultivuar si një erëz e rrallë, me shumë përkushtim, dashuri, vendosmëri!

Mendon se egziston në realitet një personazh si Misugi?

Suela Bako: Po, mendoj se rrethohemi nga Misugë e Saiko, e Midori e Shoko…mbase i kemi brenda vetes njëherësh…kjo është arsyeja pse e dua këtë vepër e pse dua ta komunikoj. Publiku gjen veten, atë veten e vërtetë që ia thotë vetes pasi ka vënë kokën në jastëk ose para pasqyrës…
/mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here