Besnik Aliaj: Problemi për këtë vend ishte dhe mbetet “byroja politike”.

Degjoj perpjekje titanike ne kete vend per reforma, e per ndryshime, perfshi se fundi ate te drejtesise e cila ka devijuar teresisht nga objektivat fillestare te saj! Te gjitha premtojne “luge floriri”. Ne emer te integrimit europian dhe normalizimit te vendit aktore të tjere jashte vendit po perpiqen te imponohen, duke deshtuar edhe ata me sukses!

Problemi ne fakt per kete vend nuk jane as gjykatesit, as prokuroret, as mjeket, as mesuesit, as sipermarresit, as administrata, as populli! Jo se keta jane engjej, por ceshtjet e tyre zgjidhen fare kollaj me nje parakusht!

Parakushti dhe problemi real per kete vend ka qene dhe mbetet vete lidershipi politik dhe sistemet qe ata ndertojne se pari per veten e tyre!

Keshtu para 90s ne u udhehoqem per 45 vjet nga nje grusht njerezish prej jo me shume se 24 veta! Keta ishin Byroja Politike! Ata ishin te “perjetshem” dhe nuk pranonin kurresesi të zbresin nga kali! Pertej luftes se brendshme, ata u salduan ne pushtet dhe sakrifikuan vendin per pushtetin! Deri sa koha dhe turma i mori para!

Por edhe pas 1990s, tashme e pothuaj 30 vjet me pas, ne udhehiqemi nga thuajse i njejti mentalitet Nje lidership politik i kufizuar prej jo me shume se 5-6 politikane! Secili prej tyre ka nje dyzine me te besuar nga pas, qe behen ministra, dhe kaq! Te tjeret per ta jane vec numra rreshtore ne turme!

Kjo kaste, eshte ne vetvete nje lloj “Byroje Politike” e kohes, qe nuk i ndahet binomit pushtet-opozite prej tre dekadash. Pavaresisht se midis tyre nuk do të ishte e ndershme te vije shenje barazimi, eshte evidente qe ata luftojne, shahen, pajtohen, ndahen, e prape riciklohen! Shikojini vete jane te njejtet nga 1990 deri sot! Kultura e “Byrose Politike” pra nuk ndryshon aspak edhe sot! Pra: Ku ishe? Asgjekundi! Nix demokraci! Ky eshte problemi real i Shqiperise, madje edhe i Kosoves!

Shkurt: Reforma e vertete ne kete vend do te ishte pikesepari ajo e vete partive! Demokratizimi i vertete i tyre, nga parti shpk dhe te personalizuara ne forme klani e familje, ne parti ku ka gare reale idesh dhe platformash ekonomike e zhvillimi! Hapja e tyre ndaj ideve dhe njerezve, si dhe respektimi i procesit dhe gares si dicka e shenjte!

Mos me tregoni “nje antar nje vote” ju lutem, dhe shpikje të tjera si keto! Po them DEMOKRATIZIM të vertete dhe aspak teorik! Gare reale, proces dhe kohe! Struktura kolegjale perfaqesimi dhe njesi reale neutrale arbitrazhi. Natyrisht dhe nje sistem e ligj elektoral qe nuk perserit me kete histori nga e para! Problemi eshte si te garantojme “vrasjen e politbyrose” nga subkonshienca e shoqerise.

Vetem keshtu Shqiperia behet normale! Vetem keshtu deputetet, gjykatesit, prokuroret, mjeket, mesuesit, burokratet dhe populli jane ne brazde! Vetem keshtu edhe ambasadoret do shohin punen e tyre dhe ne tonen! Ne te kundert ne se sistemi nuk ka aftesine e vetereformimit politik, kete e ben me dhune turma dhe koha, por sidoqofte me shume kosto dhe pa zgjidhje te qendrueshme!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here