Të premten e kaluar, 17 dhjetor një tendencë e re u përhap me shpejtësi në SHBA duke vënë në alarm shumë shkolla të dhjetra shteteve.
Shkollat në të paktën 10 shtete paralajmëruan prindërit për një tendencë TikTok që kërcënon të shtëna masive në shkolla në mbarë vendin, por asnjë kërcënim i besueshëm nuk u identifikua.
Një paralajmërim i supozuar i tendencës video TikTok për dhunë me armë në shkolla të premten ndezi alarmin mbarëkombëtar. Rrethet dhe shkollat në të paktën 10 shtete kanë paralajmëruar njerëzit për kërcënimet e supozuara. Ka pak prova që sugjerojnë se tendenca ekzistonte. Por vetë TikTok tha se nuk mund të gjejë prova në aplikacion.
Kërcënimet me video supozohet se nuk përmendnin ndonjë vendndodhje të veçantë, sipas deklaratave të lëshuara nga shumë shkolla.
Rrethet dhe shkollat në të gjithë vendin, duke përfshirë në Maryland, Connecticut, New York, Michigan, Massachusetts, Utah, Minnesota, Missouri, Texas, Virginia, Iowa dhe Illinois, kanë informuar anëtarët e komunitetit për kërcënimet e supozuara, ndërsa disa departamente të policisë lokale rritën praninë e tyre në shkolla të premten. Në një shkollë në Iowa u gjet në shkollë në dollapët dy fëmijëve armë të karikuara.
Disa shkolla në Connecticut, Minesota dhe Missouri u mbyllën të premten për shkak të kërcënimeve të supozuara dhe distriktet shkollore të zonës së Hjustonit në Lamar dhe Fort Bend u kanë thënë nxënësve të lënë çantat e shpinës në shtëpi.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, shkroi në Twitter në lidhje me shqetësimet e përhapura të premten pasdite, duke shkruar se Shtëpia e Bardhë dhe forcat federale të ligjit po “monitoronin nga afër kërcënimet e dhunës në shkolla që qarkullonin në mediat sociale”.
Paniku i përhapur i së premtes vjen pasi prindërit, shkollat dhe policia paralajmëruan për një sfidë të supozuar të “gjuaj mësuesit” që dyshohet se qarkullonte në TikTok këtë vjeshtë.
Platformat e mediave sociale tek moshat e reja kanë një ndikim të madh në rritjen e fëmijëve dhe janë bërë problemi më i madh shoqëror jo vetëm për dezinformim por dhe për edukimin e tyre social dhe psikologjik. Këtë vit Instagrami është akuzuar dhe është nën hetim nga disa shtete të ndryshme për dëmtimet psikologjike dhe rritjen e depresionit që ka ndikuar tek moshat e reja dhe fëmijët. Janë evidentuar rritje në numrin e vetëvrasjeve tek vajzat të cilat janë nën ndikim më të fortë social në këto rrjete duke krijuar vartësi në faqe të ndryshme ku shfaqen modele me standarde bukurie të paarritshme për to. Instagrami dhe TikTok fajësohen dhe kritikohen pasi shtyjnë përmbajtje të caktuar tek moshat e reja, pasi përdoruesit kategorizohen sipas pëlqyeshmërisë dhe klikimeve të tyre nga algoritmet e platformës. Këto kategori u shiten kompanive të ndryshme për të bërë reklamat e tyre. Mediat sociale janë një vegël e fuqishme për të kapur audienca më të larta sesa marketingu tradicional, pasi sot çdokush ka një telefon smart nëpër duar dhe shumica kanë llogari nëpër rrjete të ndryshme sociale ku navigojnë.
I mbetet prindërve një detyrë e lartë të menaxhojnë dhe edukojnë fëmijët për përmbajtjet që fëmijët e tyre shikojnë, pasi faqe të pakontrolluara po bëhen burime të shumë informacioneve jo të sakta. Ne po përballemi me një rini e cila po krijon bindje të caktuara nga keqinformimi.