Udhëtime verore për 9 euro? Tani mundesh, në këtë vend të Evropës

Një muaj i tërë transporti i pakufizuar për vetëm 9 euro — kjo është një marrëveshje shumë e mirë në çdo kohë, por në një kohë të rritjes së çmimit të karburantit, çmimeve të larta të makinave me qira dhe një krize mbarëbotërore të kostos së jetesës, kjo ofertë bëhet e pamposhtur.
Ndaj bëni gati valixhet, sepse destinacioni më i përballueshëm i udhëtimit këtë verë, nëse do të shkoni me transport, duket se është Gjermania.

Qeveria gjermane ka miratuar sot krijimin e një bilete mujore të transportit publik prej 9 € (9.5 dollarë). Bileta do të nisë në qershor — pikërisht në kohë për një sezonin veror.
Karta mund të përdoret në të gjithë vendin, në transportin lokal dhe rajonal — trena, autobusë dhe tramvaje, sipas mediave lokale.

Megjithatë, lokale do të thotë lokale — kështu që nuk mund të përdoret për shërbimet e autobusëve ose trenave në distanca të gjata. Me fjalë të tjera, trenat e njohur IC, EC dhe ICE janë të përjashtuar — megjithëse mund të kombinoni një udhëtim në distanca të gjata me transportin rajonal të mbuluar nga leja. Trenat e shënuar RE janë rajonal, dhe për këtë arsye pjesë e paketës.

Marrëveshja do të zbatohet për muajt qershor, korrik dhe gusht, si pjesë e një pakete qeveritare për lehtësimin e energjisë duke nxitur njerëzit të përdorin transportin publik për të lëvizur këtë verë. 2.5 miliardë euro (2.6 miliardë dollarë) janë pompuar në projekt nga qeveria. Çdo leje do të jetë e vlefshme për muaj kalendarik — kështu që nëse e blini biletën tuaj më datë 14, do të mund ta përdorni deri në fund të muajit.

<egjithëse është projektuar për vendasit, turistët mund të blejnë gjithashtu lejen.
Hekurudha kombëtare e Gjermanisë, Deutsche Bahn, ka shtuar tashmë lejet në faqen e saj të internetit. Ato do të dalin në shitje më 23 maj.

I vetmi problem? Nuk mund të rezervosh një vend me këtë leje. Por me këtë çmim, me siguri do të hipnit me kënaqësi edhe në çati.
Burimi: CNN Travel
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here