Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri është në fazën përfundimtare. Deri më tani, janë numëruar votat nga 5,159 qendra votimi nga gjithsej 5,225. Kanë mbetur për t’u numëruar vetëm 66 kuti votimi.
- Numri total i votave: 1,450,975
- PS: 757,532 vota (83 mandate)
- PD-ASRM: 494,529 vota (50 mandate)
- PSD: 47,721 vota (3 mandate)
- MUNDËSIA: 44,377 vota (2 mandate)
- BASHKË: 21,460 vota (1 mandat)
- NISMA-SHB: 54,128 vota (1 mandat)
Me 66 kuti votimi të mbetura, PS mban një avantazh të dukshëm në shumicën e qarqeve dhe është pranë fitores. Procesi i numërimit pritet të përfundojë brenda pak orëve dhe rezultatet përfundimtare do të shpallen së shpejti. Pas tyre pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët.