14 rregullat e jetës sipas Bill Gates

Bill Gates u ftua të mbante një fjalim në ditën e diplomimit të një gjimnazi. Ai kishte të shkruara 11 “rregulla jete” që sipas tij nuk mësoheshin në shkollë por duheshin në jetë.

Në fakt, këto rregulla janë shkruar nga Charles Sykes në librin e tij “Dumbing down America” dhe nuk janë 11, por 14.

Mendojmë se këto “rregulla” janë shumë të vlefshme në çdo kohë, që nga momenti i parë që janë shkruar, deri më sot, ndaj po i ndajmë me ju më poshtë.

Rregulli nr. 1: Jeta nuk është e drejtë. Mësohu me këtë. Mesatarisht, një adoleshent përdor shprehjen “Nuk është e drejtë” 8.6 herë në ditë.

Rregulli nr. 2: Bota e vërtetë nuk do të kujdeset për vetëvlerësimin tuaj aq shumë sa shkolla juaj. Bota pret që ju të arrini diçka përpara se të ndiheni mirë me veten tuaj. Kjo mund të vijë si një tronditje. Zakonisht, kur vetëvlerësimi i fryrë takohet me realitetin, fëmijët ankohen se nuk është e drejtë. (Shihni rregullin nr. 1)

Rregulli nr. 3: Ndjesë por, nuk do të fitoni 40,000 dollarë në vit menjëherë sapo të dilni nga shkolla e mesme. Dhe as nuk do të jeni zv/drejtor apo shef.

Rregulli nr. 4: Nëse mendoni se mësuesi juaj është i ashpër, prisni derisa të takoni shefin. Ai nuk ka aspak mëshirë, kështu që priret të jetë pak më i egër. Kur ju të dreqosni diçka, ai nuk do t’ju pyesë se si ndiheni për këtë.

Rregulli nr. 5: Të përgatisësh hamburgera në një restorant nuk është nën dinjitetin tuaj. Gjyshërit tuaj kishin një fjalë tjetër për këtë. Ata e quanin “mundësi“. Ata nuk kishin turp as të punonin për pagën minimale. Por atyre do t’ju vinte turp nëse thjesht do uleshit dhe do merreshit me telefonin gjithë kohën.

Rregulli nr. 6: Nuk është faji i prindërve tuaj. Nëse bëni gabime, jeni vetë përgjegjës. Kjo është ana tjetër e “Është jeta ime” dhe “Ti nuk je pronari im” dhe shpalljeve të tjera elokuente të brezit tuaj.

Rregulli nr. 7: Para se të lindnit ju, prindërit tuaj nuk ishin aq të mërzitshëm sa tani. Ata sillen në këtë mënyrë pasi paguajnë faturat tuaja, pastrojnë dhomën tuaj dhe ju dëgjojnë ju veqë u tregoni atyre se sa idealist jeni. Dhe meqë ra fjala, para se të shpëtoni botën nga parazitët gjakpirës të brezit të prindërve tuaj, provoni të rregulloni dollapin në dhomën tuaj të gjumit.

Rregulli nr. 8: Shkolla juaj mund t’i ketë hequr ndarjet mes fituesve dhe humbësve. Jeta nuk e ka bërë. Në disa shkolla, ata do t’ju japin sa mundësi të doni për të dhënë përgjigjen e duhur. Notat ngelëse janë shfuqizuar dhe tabela e nderit e klasës është hequr, që të mos lëndohen ndjenjat e dikujt. Përpjekja është po aq e rëndësishme sa edhe rezultati. Kjo, natyrisht, nuk ka as ngjashmërinë më të vogël me asgjë në jetën reale. (Shihni rregullin nr. 1, rregullin nr. 2 dhe rregullin nr. 4.)

Rregulli nr. 9: Jeta nuk ndahet në semestra dhe ju nuk merrni pushime verore. As pushimet e Pashkëve. Ata presin që ju të paraqiteni çdo ditë. Për tetë orë. Dhe ju nuk merrni një jetë të re çdo 10 javë. Ajo thjesht vazhdon dhe vazhdon. Ndërsa jemi këtu, shumë pak punë janë të interesuara për të nxitur imagjinatën tuaj ose për t’ju ndihmuar të gjeni veten. Më pak akoma çojnë në vetë-realizim. (Shihni rregullin nr. 1 dhe rregullin nr. 2.)

Rregulli nr. 10: Televizioni (ose mediat sociale për ditët e sotme) nuk është jeta reale. Jeta juaj nuk është një sitcom. Problemet tuaja nuk do të zgjidhen të gjitha në 30 minuta, minus kohën për reklamat. Në jetën reale, njerëzit në fakt duhet të largohen nga kafeneja për të shkuar në punë.

Rregulli nr. 11: Jini të sjellshëm me të zgjuarit e klasës (ose “nerds” siç ju thoni ju). Mund të përfundoni duke punuar për ta. Të gjithë ne.

Rregulli nr. 12: Pirja e duhanit/vapes nuk ju bën të dukeni të lezetshëm. Ju bën të dukeni idiot. Herën tjetër që do të dilni për xhiro, shikoni një 11-vjeçar me një cigare në gojë. Kështu dukeni ju për këdo mbi 20 vjeç. Kjo është përgjigjja për “shprehja e vetes” me flokë ngjyrë vjollce dhe/ose pjesë të shpuara të trupit.

Rregulli nr. 13: Ju nuk jeni të pavdekshëm. (Shihni rregullin nr. 12.) Nëse keni përshtypjen se të jetuarit shpejt, të vdisni të rinj dhe të lini pas një kufomë të bukur është romantike, padyshim që nuk e keni parë asnjë nga bashkëmoshatarët tuaj të ketë temperaturën e dhomës tuaj kohët e fundit.

Rregulli nr. 14: Shijojeni këtë sa të mundeni. Sigurisht që prindërit janë acarues, shkolla është një shqetësim dhe jeta është dëshpëruese. Por një ditë do të kuptoni se sa e mrekullueshme ishte bota kur ishit fëmijë. Ndoshta duhet të filloni tani.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here