Për shkak të ndërprerjes së COVID-19 shumë vende kanë patur nevojë të bëjnë ndryshime drastike, duke përfshirë këtu edhe zgjedhjet e planifikuara. Si pasojë e shrëngimeve për grumbullime masive dhe kërkesave për vetë-izolim, shumë zgjedhje janë shtyrë. Çdo zgjedhje e planifikuar për Mars 2020 dhe në javët në vazhdim janë shtyrë në mënyrë të pacaktuar.
Armenia dhe Rusia, shtynë referendum kushtetues. Australia, Franca, Brazili, etj., shtynë zgjedhjet lokale.
Në rastin e Rusisë, ekspertët zgjedhur vunë në pyetje legjitimitetin e kësaj vote, duke theksuar se ajo nuk mund të shihet në linjë me kuadrin ligjor që rregullon referendumet.
International Foundation for Electoral Systems (Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Elektorale) raporton se deri në datën 27 Prill 2020, 52 vende të ndryshme në botë kanë shtyrë zgjedhjet për arsye të pandemisë.
Përvec kufizimeve të lëvizjes, së tubimeve, bërjes së fushatave, nevoja që qytetarët votues të jenë të rimëkëmbur psikologjikisht kur ata të votojnë, është e madhe. /mendimi.al