Mjeku Ilir Alimehmeti vijon me publikimin e evidencave mjekësore në lidhje me COVID-19.

Mjeku dhe studiuesi Ilir Alimehmenti ka vijuar sqarimin e opinionit publik me këtë postim në profilin e tij të Facebook:
Mjekësia bazohet mbi evidenca miqtë e mi!‼
Si rrjedhojë e pandemisë nga COVID-19, shumica dërrmuese e shteteve ndërmorrën “masa Drakoniane” për përmbajtjen e infeksionit, një prej këtyre masave ishte edhe mbyllja e plotë e shkollave.
Por, ndërkohë që masat Drakoniane i referohen për shkak të ashpërsisë dhe mizorisë së Drakos, ligjvënës i Athinës në shekullin e shtatë para erës sonë, mjekësia mendohet dhe shpresohet të ketë evoluar në këto 27 shekujt e fundit.
? Mjekësia bazohet mbi evidenca (Evidence-Based Medicine) dhe evidenca ka nivele të ndryshme cilësie.
? Niveli më i ulët i evidencës është opinioni i ekspertëve, ndërsa në nivelin më të lartë është rishikimi sistematik i literaturës.
? Fatkeqësisht, si në shumë aspekte të tjera, në Shqipëri bota kthehet përmbys dhe janë ekspertët ata që vishen me cilësinë më të lartë të evidencës, duke injoruar apo neglizhuar me ose pa qëllim literaturën shëndetësore në evoluim eksponencial.
ÇFARË THOTË NIVELI MË I LARTË I EVIDENCËS MBI MBYLLJEN E SHKOLLAVE PËR SHKAK TË COVID-19?
? Revista prestigjioze Lancet: Children and Adolescent Health (faktor impakti 59.1) botoi më në fund një rishikim sistematik të literaturës mbi këtë çështje, studim ky i kryer nga profesorë të universiteteve më të mirënjohura angleze, kryesuar nga University College London (Universiteti i 8-të më i mirë në Botë).
Rezultati (Citim):
? Mbyllja e shkollave ka evituar vetëm 2-4% të vdekjeve, shumë herë më pak se masat e tjera të distancimit social. Politikanët duhet të jenë të ndërgjegjshëm mbi evidencën ekuivokale kur marrin në konsideratë mbylljen e shkollave për shkak të COVID-19.
? Pra, në shifrat shqiptare, mbyllja e shkollave prej gati dy muajsh (data 9 mars 2020 e deri më sot) ka evituar 0.6 – 1.2 vdekje, pra gjithsej 1 vdekje.
Autorët gjithashtu nënvijëzojnë se:
? Është e rëndësishme që të studiohet efekti në shtetet që nuk e kanë implementuar mbylljen e shkollave.
? Politikanët dhe kërkuesit shkencorë duhet të shqyrtojnë edhe ndërhyrjet e tjera të distancimit social në shkolla, të cilat janë shumë më pak përçarëse se sa mbyllja e plotë e shkollave dhe, këto ndërhyrje më të lehta mund të kontribuojnë shumë në mbajtjen e kësaj pandemie nën kontroll.
? Megjithëse nuk ka ende evidenca të forta mbi efektivitetin e këtyre praktikave, ato mund të jenë të implementueshme me shumë më pak përçarje, kosto financiare apo rreziqe.
? Nevojiten urgjentisht modelime dhe studime vëzhgimore pasi pandemia të jetë nën kontroll për të udhëhequr politikën mbi hapjen e shkollave.
Ky studim është vlerësuar nga ekspertë të shumë të fushës, ndërmjet të cilëve:
? Prof Tamsin Ford, Profesor i Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve, Universiteti i Cambridge:
“Ky është kërkim shkencor me cilësi të mirë…
…Autorët nxjerrin qartë që ne nuk e dimë sa janë impaktet pozitive të mbylljes së shkollave në mungesë të strategjive të tjera të distancimit social, por kemi shumë më shumë siguri mbi dëmet që shkaktohen si rrjedhojë e mbylljes së shkollave…”
? Dr. Catherine Carroll-Meehan, Dekane e Fakultetit të Edukimit dhe Sociologjisë, Universiteti i Portsmouth:
“Ky është kërkim shkencor me cilësi të mirë…
…Artikulli nxjerr rezultate mbi impaktin te fëmijët dhe duhet të merret në konsideratë një strategji e qartë daljeje për rihapjen e shkollave…”
? Prof Neil Ferguson, Drejtues i Qendrës MRC për Global Infectious Disease Analysis, Imperial College London:
“Mbyllja e shkollave, si masë e vetme, është e parashikuar që ka efektivitet të kufizuar në kontrollin e transmetimit të COVID-19, por kur kombinohet me distancim social intensiv luan rol të rëndësishëm në uljen e kontakteve ndërmjet anëtarëve të familjes dhe jep ulje të transmetimit…”
? Dr. Ellen Brooks Pollock, Lektore Seniore në NIHR Health Protection Research Unit in Evaluation of Interventions, Universiteti i Bristol:
“Ky artikull nënvizon nevojën urgjente për të kuptuar dhe kuantifikuar rolin e fëmijëve në përhapjen e COVID-19 dhe nëse mbyllja e shkollave është e nevojshme për parandalimin e shpërthimeve serioze”.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekesise, UMT
Për detaje mund te gjeni artikullin në linkun:
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here